LAJMI I FUNDIT:

Zidane konfirmon se Ramos është gati për ndeshjen ndaj Chelseat

Zidane konfirmon se Ramos është gati për ndeshjen ndaj Chelseat

Trajneri Zinedine Zidane ka treguar se kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka rifituar gjendjen e plotë fizike dhe është gati të paraqitet në ndeshjen kthyese të skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat.

Ramos ka qenë jashtë fushe për një muaj pasi pësoi një dëmtim gjatë kohës sa ishte në detyrë ndërkombëtare me Kombëtaren e Spanjës.

Por, ai është vendosur të kthehet në kohën e duhur me skuadrën e tij që ka nevojë për një rezultat të madh për të kthyer ndaj Bluve në Stamford Bridge të mërkurën.


Është vet trajneri i Los Blancos, Zidane, i cili ka konfirmuar se kapiteni është i gatshëm për ta ndihmuar skuadrën në udhëtimin e tyre për ndeshjen kthyese gjysmëfinale.

“Ramos po stërvitet me ne dhe kjo do të thotë se ai është në gjendje të luajë gjithashtu”, ka thënë fillimisht Zidane përpara ndeshjes së Realit në ligë ndaj Osasunas.

“Ne do të shohim se çfarë të bëjmë kur të emërojmë skuadrën, por Sergio është i aftë dhe i gatshëm për të luajtur”, përfundoi trajneri i Realit.

Sidoqoftë, Ramos nuk do të rrezikohet sot (e shtunë), pasi Zidane e la atë jashtë skuadrës së tij për përballjen me Osasunan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

La Liga
Spanja me një lojtar më pak në fushë demolon Zvicrën e cila vuajti mungesën e Xhakës

Spanja me një lojtar më pak në fushë demolon Zvicrën e cila vuajti mungesën e Xhakës

Përfaqësueset
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Kalo në kategori