LAJMI I FUNDIT:

Tifozët akuzojnë Messin se ua humbi titullin në La Liga pas rastit të humbur i vetëm me portierin e Granadas

Tifozët akuzojnë Messin se ua humbi titullin në La Liga pas rastit të humbur i vetëm me portierin e Granadas

Lionel Messi është akuzuar për ‘humbjen’ e titullit të La Ligas për Barcelonën pasi ai humbi një shans ideal kundër Granadas të enjten mbrëma.

Superylli argjentinas shënoi golin e parë në pjesën e parë në Camp Nou pas një asistimi të shkëlqyeshëm nga Antoine Griezmann.


Por, epërsia e Barcelonës u anulua në pjesën e dytë pasi Darëin Machis dhe Jorge Molina shënuan për të marrë një fitore të bujshme 2-1 për Granada në Camp Nou.

Granada trondit Barcelonën, e mposht me rikthim në Camp Nou
Lexo po ashtu Granada trondit Barcelonën, e mposht me rikthim në Camp Nou

Humbja e klubit spanjoll ka lënë të hapur garën për titullin në La Liga, ndërsa Barcelona mbetet dy pikë mbrapa liderëve të kampionatit, Atletico Madridit.

Barcelona, ​​e cila është e treta në La Liga, është e barabartë me rivalët e urryer të Real Madridit me pesë ndeshje të mbetura në deri në fund të sezonit.

Para se Barcelona të shpërdoronte epërsinë e saj në Granada, Messi u paraqit me një mundësi fantastike për të dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij para mbylljes së pjesës së parë.

Messi arriti të mposhtë kurthin për pozitë jashtë loje me kontroll të shkëlqyeshëm të topit dhe doli i vetëm me portierin kundërshtar.

Por, gjuajtja e Messit ishte e pasaktë dhe doli jashtë portës, duke çuar në pa-kthim topin e dalë jashtë.

Mundësia e humbur e kapitenit u tregua e kushtueshme në fund, por disa tifozë kanë fajësuar Messin duke thënë se ky rast i humbur i kushton Barcelonës me humbjen e titullit kampion në La Liga.

La Liga tani është në zjarr - katër ekipet e para kanë vetëm tri pikë dallim kur kanë mbetur edhe katër ndeshje
Lexo po ashtu La Liga tani është në zjarr - katër ekipet e para kanë vetëm tri pikë dallim kur kanë mbetur edhe katër ndeshje

Pas këtij rasti, Messi është krahasuar me Griezmann, Ousmane Dembele dhe Timo Werner, ndërsa disa tifozë tjerë kanë thënë se edhe një fëmijë do të shënonte në at rast.

Më poshtë keni disa nga postimet e tifozëve në rrjetet sociale, duke e akuzuar Messin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Ligat tjera
Kalo në kategori