LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Osmani refuzoi vaksinat kineze që i ofroi si ndihmë Turqia

Pacolli: Osmani refuzoi vaksinat kineze që i ofroi si ndihmë Turqia

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka treguar që presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka refuzuar vaksinën kineze që e ofroi si ndihmë Turqia për Kosovën.

“Një vaksinë kineze ka prodhim edhe në Turqi dhe Turqia sot me qindra miliona, i shpërndan nëpër vendet e veta mike dhe një opsion i tillë është për Kosovën, këtë presidentja [Osmani] e di, presidentes i është thënë kjo, Turqia e ka ofruar vaksinën kineze dhe ajo është refuzuar nga presidentja, duke thënë ne vetëm Pfizer dhe asnjë tjetër, një kontingjent ka qenë falas dhe kontingjenti tjetër normalisht me një çmim simbolik”.


Pacolli në Klan Kosova, tha që është papërgjegjësi e madhe që qytetarët e Kosovës nuk janë vaksinuar ende.

“Sot çdo një orë e gjysmë një njeri në Kosovë vdes nga COVID-i, sa ne bisedojmë këtu një njeri ka vdekur dhe sot është papërgjegjësi e madhe që qytetarët e Kosovës të mos vaksinohen”.

“I janë ofruar edhe më përpara edhe tash, unë i kam shkruar kryeministrit se mund të jem bashkëpunues, nëse bashkëpunimi im në një formë a në një tjetër është i nevojshëm për Kosovën, nuk kam mundur të rri duarkryq, duke e ditur që po të ishin mundësitë që t’i sjellë privatisht do t’i kisha sjellë, por vetëm shtetit mund t’i siguroj vaksinat”.

Pacolli tutje tha që kryeministrit Albin Kurtit i ka ofruar mundësi për t’i sjellë 100 mijë vaksina brenda dy javëve.

“Unë Kurtit i kam shkruar se mund të jem një ndërlidhje kualitative për prokurimin e shpejtë të vaksinave dhe flas për një vaksinë jo kineze, por për një perëndimore, kontaktin e së cilës e kam marrë nga Edi Rama, dhe duhet të nënshkruhet një kërkesë  nga shteti dhe të sillet ajo vaksinë këtu  dhe oferta ekziston për qeverinë e Kosovës por si duket nuk është pranuar”.

“Kam lidhje që të ndikoj në fabrikë që të thuhet ky kontingjent mund të shkoj për Kosovën, bëhet fjalë për deri në 500 mijë doza por 100 mijë të para mund të vijnë për dy javë dhe tjerat më vonë”, u shpreh Pacolli.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran

FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran

Siguri
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Kalo në kategori