LAJMI I FUNDIT:

Pandemia COVID-19 lë pa viza turistike kosovarët – përveç ambasadës së Bullgarisë, të tjerat janë të mbyllura për sektorin e turizmit

Pandemia COVID-19 lë pa viza turistike kosovarët – përveç ambasadës së Bullgarisë, të tjerat janë të mbyllura për sektorin e turizmit

Pandemia COVID-19 ka ndryshuar jetën e pothuajse të gjithë njerëzve, ajo përveç që ka goditur shëndetin publik ka ndikuar negativisht edhe në sektorët tjerë, përfshirë këtu dhe turizmin.

Ambasadat e huaja që janë në Kosovë tash e një kohë nuk janë duke lëshuar viza turistike për qytetarët e Kosovës.


Kosovarët edhe para situatës së krijuar me pandeminë, kanë pasur probleme të shumta që të pajisen me një vizë, ku për të marrë një vizë, qytetarët duhet të plotësojnë kritere të shumta.

Telegrafi ka pyetur në disa ambasada të cilat kanë konfirmuar se për shkak të virusit nuk janë duke lëshuar viza turistike.

Viza vazhdojnë të mos lëshojnë ambasada e Gjermanisë, Zvicrës, Greqisë, Sllovenisë, Italisë e të tjera.

Përjashtim nga ambasadat e lartë përmendura, bën ajo e Bullgarisë, ku përgjatë këtyre muajve kosovarët kanë mundur të pajisen me vizë turistike.

Deri tani ende nuk ka diçka zyrtare se kur ambasadat do të fillojnë të lëshojnë viza turistike, por që disa paralajmërime kanë qenë se ambasadat do të fillojnë punën gjatë muajit maj.

Vlen të ceket që kosovarët të cilët udhëtojnë drejt vendeve evropiane e po ashtu atyre në Ballkan, duhet të dëshmojnë se nuk janë të prekur nga coronavirusi.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës javë më parë ka lehtësuar masat antiCOVID-19, ku sektori i gastronomisë, qendrat tregtare edhe operatorët ekonomik lejohen të punojnë deri në ora 22:00, kurse pas orës 22:30, ndalohet lëvizja e qytetarëve.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani Kosova ka regjistruar 104 mijë e 986 raste pozitive nga 530.954 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.162 raste të vdekjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori