LAJMI I FUNDIT:

Napoli synon transferimin e Ezgjan Alioskit

Napoli synon transferimin e Ezgjan Alioskit

Napoli thuhet se po synon këtë verë transferimin e qendërmbrojtësit të Hajduk Split, Mario Vuskovic dhe anësorit të Leeds United, Ezgjan Alioski.

Sipas gazetës Tuttosport, drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli, po punon për të zëvendësuar Nikola Maksimovic dhe Faouzi Ghoulam këtë verë.

Gazeta zbulon se Napoli synon një lëvizje për Vuskovic, por duhet të luftojë me Torinon dhe Sassuolon, të cilët thuhet se kanë ofruar nga pesë milionë euro për lojtarin.


19-vjeçari ka luajtur 23 ndeshje të ligës këtë sezon dhe ka një kontratë deri në qershor të vitit 2024 me Hajduk Split.

Emri tjetër në listë është anësori i majtë 29-vjeçar Alioski, i cili ka luajtur 31 herë në Ligën Premier këtë sezon.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut ka qenë një pjesë integrale e ekipit të Marcelo Bielsa në Elland Road, por raporti pretendon se Napoli është i përgatitur t’i ofrojë atij një mundësi në Serie A këtë verë. /Telegrafi/