LAJMI I FUNDIT:

Telefonat inteligjentë më të mahnitshëm, me çmime të volitshme

Telefonat inteligjentë më të mahnitshëm, me çmime të volitshme

Samsung Electronics prezantoi kohët e fundit telefonat inteligjentë të rinj nga seria e saj A(wesome) – Samsung Galaxy A72 dhe A52.

Falë kamerave të fuqishme, një dizajni elegant dhe të bukur, si dhe një jetëgjatësie më të madhe të baterisë, seria e re Samsung Galaxy A kombinon gjithçka që duam nga telefonat e mençur – me një çmim të volitshëm.

Ajo që i dallon këto telefona nga të tjerët është kamera quad me cilësi të lartë prej 64MP.

Kjo do të thotë që me Galaxy A72 dhe A52 do të jeni në gjendje të kapni një foto në çdo kohë, e cila mund të postohet lehtësisht në rrjetet tuaja sociale dhe të mbledhë shumë pëlqime.

Dhe me afrimin e ditëve të ngrohta, planet tuaja mund të përfshijnë shëtitje në mbrëmje me miqtë, kafshën shtëpiake ose gjysmën tuaj më të mirë.

Fotografitë gjatë natës kanë qenë gjithmonë një problem – deri tani së paku! Opsioni Night Mode në Galaxy A72 dhe A52 ndihmon në kapjen e përmbajtjes cilësore pavarësisht nga koha e ditës ose cilësia e dritës. Dhe sigurisht, nuk mund të harrojmë regjistrimin e videove argëtuese për TikTok – të gjitha këto mund të shkrepen në rezolucion 4K.

Një ekran i madh për të parë videot dhe serialet tuaja të preferuara

Galaxy A72 dhe A52 vijnë me ekrane kristal të pastër Infinity-O Full HD+ prej 6.7 dhe 6.5 inç – që do të thotë se do të jeni në gjendje të kënaqeni duke parë seritë dhe videot tuaja të preferuara pa u ankuar që ekrani është shumë i vogël. Të gjithë entuziastët e Samsung do të kënaqen nga ekrani tashmë i mirënjohur Super AMOLED me një shpejtësi rifreskimi prej 90 Hz në Galaxy A52 dhe Galaxy A72.

Samsung madje ka marrë në konsideratë edhe sytë tuaj. Karakteristika Eye Comfort Shield rregullon automatikisht temperaturën e ngjyrës së ekranit bazuar në përdorimin e mëparshëm të smartphone-it. Edhe kur mburoja e syve nuk është e aktivizuar, ekrani zvogëlon dritën blu në më pak se 12.5% për të mbrojtur sytë pa cenuar cilësinë e imazhit.

I papërshkueshëm nga uji? Po!

Këta telefona inteligjentë jo vetëm që janë të papërshkueshëm nga uji dhe rezistentë ndaj pluhurit, ata gjithashtu janë ndërtuar me kapacitet të shtuar të baterisë (4,500 mAh në Galaxy A52 dhe 5,000 mAh në Galaxy A72) të cilat mund të zgjasin deri në dy ditë.

Teknologjitë e kursimit të energjisë AI zgjasin jetën e baterisë, kështu që ju të mund të shijoni smartphone-in tuaj të ri edhe më gjatë. Për më tepër, Galaxy A72 dhe A52 mbrojnë të dhënat tuaja më të rëndësishme me sistemin e integruar Secured by Samsung Knox, që mbron të dhënat personale në kohë reale.

Do të befasoheni se sa hapësirë ka ky telefon inteligjent!

Telefoni Galaxy A72 përmban Galaxy Essentials, duke përfshirë altoparlantë stereo Dolby Atmos për tingull të përsosur. Ai gjithashtu vjen me 6 GB RAM dhe 128 GB hapësirë të brendshme.

Meqenëse nuk mund të keni kurrë mjaftueshëm hapësirë për ruajtje, kjo pajisje e serisë Galaxy A vjen me memorje të zgjeruar të ruajtjes prej 1 TB.

Lidhuni me miqtë ndërsa dëgjoni muzikë

Lidhuni me miqtë ndërsa dëgjoni muzikë. Tani e tutje, është e mundur të shijoni një përvojë më praktike të lidhjes së pajisjeve. Përdorni Music Share për të sinkronizuar telefonin tuaj me pajisjet e miqve tuaj, të lidhur tashmë me altoparlantin Bluetooth, dhe ndani muzikën tuaj pa çiftuar altoparlantët. Tani mund të ndani gjithashtu playlist-ën tuaj të preferuar në një mënyrë shumë të thjeshtë.

E vetmja gjë që duhet të bëni është të çiftoni telefonat dhe të lidhni dy grupet e kufjeve wireless Galaxy Buds me opsionin Buds Together. Me dy altoparlantë – njëri në krye dhe tjetri në fund të telefonit inteligjent – është e mundur të provoni tingullin në cilësi stereo dhe pa kufje.

Çmimi për Galaxy A52 LTE është 399 euro dhe për Galaxy A72 LTE 499 euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Kalo në kategori