LAJMI I FUNDIT:

BDI: Të mos përsëritet asnjëherë 27 prilli

BDI: Të mos përsëritet asnjëherë 27 prilli

Në përvjetorin e katërt të dhunës në kuvend më 27 prill, BDI bën thirrje te të gjitha partitë politike që të zotohen që 27 prilli të mos ndodh asnjëherë.

“BDI dënon gjuhën e urrejtjes e cila u dëgjua gjatë protestës së organizuar të dielën në mbrojtje të personave të akuzuar dhe të dënuar për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvend. Paraqitja e mendësisë së para vitit 2001 nuk i ka hije një shoqërie multietnike dhe një shteti siç është Republika e Maqedonisë së Veriut pasi që ajo dëmton vazhdimin e ndërtimit të mirëbesimit mes popujve tonë”, thuhet në njoftimin e BDI-së.


Nga BDI shtojnë se njëra nga pjesëmarrëset në këtë protestë gjatë fjalimit të saj para të pranishmëve tha se për të është e papranueshme që të dënuarit e 27 prillit të vazhdojnë të mbeten prapa grilave kurse siç potencoi ajo, terroristët e vitit 2001 të udhëheqin me pushtetin.

“Gjithashtu po e njëjta pjesëmarrëse ka thënë se personat që terrorizuan kuvendin me 27 Prill të vitit 2017 janë patriot, atdhedashës dhe patjetër që ata duhet të mos trajtohen njëjtë sikur dhe terroristët e vitit 2001”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Sipas tyre, këto ide arkaike dhe regresive duhet të dënohen nga të gjithë pjesëmarrësit e protestës dhe të distancohen që të mos identifikohen me të njëjtat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori