LAJMI I FUNDIT:

Numërohen 90 për qind e votave në Shqipëri, këto janë rezultatet e kandidatëve të Vetëvendosjes

Numërohen 90 për qind e votave në Shqipëri, këto janë rezultatet e kandidatëve të Vetëvendosjes

Deri në ora 09:00 janë numëruar mbi 90 për qind e vendvotimeve në Shqipëri nga ku rezulton se Partia Socialiste vazhdon të prin me numrin e votave para Partisë Demokrate.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përcjell Telegrafi, deri më tani PS ka 73 deputetë nga gjithsej 140 sa ka Kuvendi i Shqipërisë.


PD ka 59 deputetë, ndjekur nga Lëvizja Socialiste për Integrim me 5 mandate dhe Partia Socialdemokrate me 3 deputetë.

Në zgjedhjet e së dielës kanë qenë edhe tre kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosjes, Boiken Abazi, Iljaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani.

Numërimi i votimit në Shqipëri drejt fundit – PS prin me 73 deputetë, PD me 59
Lexo po ashtu Numërimi i votimit në Shqipëri drejt fundit – PS prin me 73 deputetë, PD me 59

Këta kandidatë kanë marr në total 2,731 vota.

Boiken Abazi që ka kandiduar në Tiranë ka marr 2,183 vota, ndjekur nga Iljaz Shehu i cili ka kandiduar për Qarkun e Lezhës ka marr 400 vota, ndërsa Kreshnik Merxhani nga Qarku i Gjirokastrës ka marr 148 vota.

Rezultati preliminar i kandidatëve të LVV-së në Shqipëri | Burimi: KQZ

Në këto zgjedhje kanë pasur të drejtë të votojnë 3,588,869 qytetarë me të drejtë vote.

Për 140 vende në Parlamentin shqiptar kanë garuar 1,841 kandidatë nga 13 parti, koalicione apo të pavarur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori