Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është përfshirë në debatin e fundit rreth votimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, të cilat janë mbajtur ditën e diel.
I pari i Prishtinës ka thënë se edhe pse me Kurtin nuk pajtohet në shumë gjëra, votimi në Shqipëri nuk është një prej tyre, transmeton Telegrafi.
“Edhe pse me Albinin nuk pajtohemi në shumë gjëra, votimi në Shqipëri nuk është një prej tyre. Mos harroni, përveç shtetësisë, VV garoi në zgjedhje sot. Në qoftë se asgjë më shumë, një votë më pak për kandidatët e vv nuk është fer ndaj kandidatëve. Në qoftë se kritikojmë dyshtetësinë e kryeministrit kemi më pak kryeministra me njështetësi (Çeku – Kroaci, Thaçi – Shqipëri). Krahasimin në mes të Serbisë dhe Shqipërisë as që dua të mundohem. Ti kthehemi shtesave, vaksinave e krizës ekonomike”, ka thënë ai në reagimin e bërë në Facebook.
Ndryshe, kryeministri Kurti pas votimit në Shqipëri ka thënë se demokracia është sistemi që shqiptarët gjithnjë kanë dashur.
“U ktheva në Kosovë, por paradite isha në Shqipëri për të votuar. Demokracia është sistemi që shqiptarët gjithnjë kanë dashur, dhe votimi është detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë”, kishte thënë Kurti.
Ndërkaq, në Shqipëri është duke vazhduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përcjell Telegrafi, deri në orën 09:00 janë numëruar 1,488 qendra të votimeve nga 5,199 sa janë në total.
Deri më tani, Partia Socialiste ka marr 204,584 vota apo 49.8 për qind, e ndjekur nga Partia Demokratike me 158,294 vota apo 38.53 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama