LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Prioritet i Qeverisë Kurti në raport me Serbinë është çështja e të pagjeturve dhe krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë

Kelmendi: Prioritet i Qeverisë Kurti në raport me Serbinë është çështja e të pagjeturve dhe krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë
Foto: Arkiv

Zbardhja e fatit të mbi 1,600 personave të pagjetur është e një rëndësie parësore për Qeverinë e Kosovës, si një parakusht për sigurimin e drejtësisë së vonuar.

Zëdhënësja e Qeverisë, Rozafa Kelmendi, tha për Telegrafin se prioritet i Qeverisë Kurti në raport me Serbinë është çështja e të pagjeturve dhe krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Njëzetedy vite pas luftës të gjitha familjet duhet të dinë fatin e më të dashurve të tyre, që dhimbja dhe ankthi i tyre të lehtësohet dhe që ne si shoqëri të fillojmë të shërohemi. Prioritet në raport me Serbinë është çështja e të pagjeturve dhe krimeve të kryera gjatë luftës, pasi Kosova nuk mund të ketë paqe, drejtësi dhe progres, nëse nuk trajton këto krime makabre”, ka thënë ajo.


Osmani, Konjufca e Kurti: Të pagjeturit janë plagë e përbashkët, nuk do të ndalemi deri në zbardhjen e fatit të tyre
Lexo po ashtu Osmani, Konjufca e Kurti: Të pagjeturit janë plagë e përbashkët, nuk do të ndalemi deri në zbardhjen e fatit të tyre

Kelmendi po ashtu tha se Qeveria është e përkushtuar dhe angazhuar maksimalisht në këtë çështje, përfshirë padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Edhe anëtarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Saranda Bogujevci për Telegrafin tha se sa i përket këtij komisioni shumë shpejt do të kenë takime me akterë të ndryshëm për çështjen e personave të pagjetur.

Saranda Bogujevci

Ndryshe, ditë më parë presidentja Vjosa Osmani, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe kryeministrin Albin Kurti, në një që patën me nënat e personave të pagjetur nga organizata “Thirrjet e Nënave”, kishin premtuar nuk do të ndalen deri në zbardhjen e fatit të tyre. /Telegrafi/