Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka takuar në cilësinë e ekspertëve gjatë ditëve të fundit publicistin Veton Surroi, dhe këshilltarin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Blerim Shala.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për Telegrafin ka thënë se fjala është për një takim në cilësinë e ekspertëve, në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar me Ambasadën e Norvegjisë.
Pas raportimeve të medieve se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar Surroin e Shalën për tu bërë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi, Kryeziu sqaroi se nuk bëhet fjalë për një ekip negociator.
“Nuk bëhet fjalë për ekip negociator. Bëhet fjalë për një ekip ekspertësh të financuar nga Ambasada norvegjeze në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit që e kemi nënshkruar këtë javë, e në të cilin ekip mes tjerëve do angazhohen edhe z. Surroi dhe Shala. Zëvendëskryeministri Bislimi është takuar me ekipin ditëve të fundit”, sqaroi Kryeziu.
Ndërkaq, lidhur me këtë ka reaguar edhe Haki Abazi.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, e ka kundërshtuar Kurtin.
Sipas tij, Blerim Shala ka qenë joproduktiv dhe degradues për Kosovën gjatë kohës sa dialogut i printe ish-presidenti Hashim Thaçi.
“Roli i Blerim Shales në dialogun e udhëhequr nga Hashim Thaçi, ka qenë joproduktiv dhe në përkrahje të degradimit të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës. Procesi i deritanishëm i dialogut ka prodhuar dëme vështirë të riparueshme, e ka dobësuar pozitën negociuese të Kosovës, dhe ka krijuar rrethana të favorshme për Serbinë. Në asnjë mënyrë nuk duhet të aplikohet mendësia e vjetër e aq me pak të sigurohet pjesemarrje pa legjitimitet qytetarë në nje proces kaq jetik të individëve që kanë kontribuar në rezultatet negative të shtetndërtimit në dekadën e kaluar”, ka shkruar Abazi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025