LAJMI I FUNDIT:

Emri i tij diskutohet në bordin e klubit, Barcelona tjetër ofensivë për të nënshkruar me Depay

Emri i tij diskutohet në bordin e klubit, Barcelona tjetër ofensivë për të nënshkruar me Depay

Memphis Depay vazhdon të jetë njëri nga futbollistët më të kërkuar për edicionin e ri.

Sulmuesi holandez është futur në vitin e fundit të kontratës me Lyonin dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj, kësisoj do të largohet si futbollist i lirë nga klubi francez në qershor.

Barcelona është ndër skuadrat favorite për të nënshkruar me lojtarin, për faktin se Depay pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajneri Ronald Koeman.


Mediat spanjolle kanë raportuar se emri i Depay është diskutuar në bordin drejtues të Barcelonës dhe klubi katalunas ka nisur një ofensivë të re për të.

Agjentët e lojtarit kanë qenë në Barcelonë në fillim të këtij muaji dhe kanë zhvilluar bisedimet e para me drejtuesit katalunas.

27-vjeçari ka oferta superiore nga klube të ndryshme evropiane, por ai i ka dhënë përparësi Barcelonës, për faktin se dëshiron të punojë me bashkëkombësin e tij Ronald Koeman.

Barcelona do ta merrte si futbollist të lirë Depayn, por i duhet t’i bëjë një pagë rreth 10 milionë euro në sezon.

Reprezentuesi holandez është në top formë, teksa këtë edicion ka realizuar 20 gola dhe ka bërë nëntë asistime në 35 ndeshje zyrtare me Lyonin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
Antony duket se ka gjetur një ‘rrugëdalje’ nga Man Utd – ai po përcillet nga një tjetër klub anglez

Antony duket se ka gjetur një ‘rrugëdalje’ nga Man Utd – ai po përcillet nga një tjetër klub anglez

Premier League
U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

Ndërkombëtare
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Paraqitja mbresëlënëse e Musialas ndaj Hungarisë, ylli gjerman thyen një rekord të madh

Paraqitja mbresëlënëse e Musialas ndaj Hungarisë, ylli gjerman thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Kalo në kategori