LAJMI I FUNDIT:

Shtegu për biçikleta në Tetovë bëhet objekt tallje në rrjetet sociale

Shtegu për biçikleta në Tetovë bëhet objekt tallje në rrjetet sociale

Në vend të fjalëve të mira dhe lëvdatave, shtegu i biçikletave në Komunën e Tetovës është bërë qendër e talljeve në rrjetet sociale.

Pas disa viteve kërkesë nga banorët për shënimin e shtegut të biçikletave, më në fund është realizuar, por i njëjti kalon nëpër kontejnerë, shtylla të betonëve dhe pengesa në trotuare.

Fotografitë nga Tetova janë bërë objekt tallje edhe në Serbi. Llogari të ndryshme në Twitter kanë shpërndarë fotografitë nga Tetova, ndërsa tallje janë bërë edhe në llogari të kryetares Teuta Arifi.


Ndërsa nga Shoqata joformale “Me biçikletë”, thonë se për shkak të gjerësisë së shtigjeve, ata janë të pasigurta dhe jokomode për çiklistët.

Ndryshe, shtegu i biçikletave është shënuar në bulevardin “Ilindenska”, ndërsa nga komuna thonë se punojnë për të shënuar shtegun për biçikleta në të gjithë qytetin./Telegrafi/