LAJMI I FUNDIT:

Mbërrijnë në Rinas 208 mijë vaksina kineze, Manastirliu: Sonte vijnë edhe 8190 doza nga Pfizer

Mbërrijnë në Rinas 208 mijë vaksina kineze, Manastirliu: Sonte vijnë edhe 8190 doza nga Pfizer

Kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 208 mijë vaksina të Sinovac. Vaksinat janë pritur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri Arben Ahmetaj.

Ministrja tha se që nga fillimi ka shkuar në 700 mijë numri i vaksinave që kanë mbërritur në vend. Po ashtu Manastirliu bëri me dije se mbrëmjen e sotme pritet që të mbërrijnë 8190 doza të tjera nga Pfizer.


Rama: Edhe 208 mijë vaksina të tjera mbërrijnë sot në Rinas
Lexo po ashtu Rama: Edhe 208 mijë vaksina të tjera mbërrijnë sot në Rinas

“Nga momenti i parë kemi më shumë se 700 mijë vaksina që kanë mbërritur. Po ecet me ritme shumë të larta dhe jemi të vendosur të vijojmë me intensitet. Sot pritet të kemi doza të tjera vaksina nga Pfizer 8190 doza që mbërrijnë sonte dhe do të vijojmë të vaksinojmë për sa i përket objektivit tonë dhe objektivit,” tha Manastirliu.

Ndërkaq, ministri Arben Ahmetaj tha se deri në fund të majit do të vaksinojnë 500 mijë qytetarë shqiptarë.

“Sot përfunduam kontratën për të sjellë 500 mijë Sinovac. Do të vaksinojmë 500 mijë qytetarë deri në fund të majit,” tha Ahmetaj./abcnews/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori