Nga: Daut Dauti
Molla e kuqe nuk është emër i ndonjë vendi konkret. Madje, disa ‘hulumtues’ kanë shkruar artikuj dhe
dalin në terren për ta gjetur Mollën e Kuqe, e cila, si emërtim për ndonjë vend të caktuar, nuk ekziston. Por, ‘hulumtimi’ vazhdon për ta gjetur diku në Serbi.
Që nga kohërat e lashta e deri te bota latine, simbolizmi i mollës së kuqe ka paraqitur bukurinë fizike dhe dëshirën për të vënë dorë mbi të. Pastaj, në botën e krishterë molla e kuqe paraqitet si tundim apo dëshirë për të bërë diçka jo të mençur, të ndaluar dhe ky fryt u lidh me mëkatin.
Te otomanët molla e kuqe ka qenë synim ushtarak i përmbushjes së ambicieve politike për vënien e botës nën sundimin e tyre. Në një rast konkret mollë e kuqe ka qenë Kostandinopoja. Kur ky qytet kaloi në sundim otoman, u bë Stamboll dhe më nuk ishte mollë e kuqe.
Legjenda apo miti i mollës së kuqe është bartur edhe te shqiptarët dhe e ka pasur (ende e ka) kuptimin e vendosjes së kufirit në një vend që mund të jetë qytet, fshat, lumë, kodër etj. Nuk ekziston asnjë vend i emërtuar si Molla e Kuqe. Këtu është fjala për plotësimin e ambicies së vendosjes së kufirit diku ku dëshirohet e mendohet të jetë definitiv.
Pra, nuk kemi të bëjmë me trupin e ndonjë peme konkrete, e cila në pranverë çelë lule kurse në vjeshtë bënë molla të kuqe.
Është simbol për synimin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e fisit Shala
Petro Marko, gjuha dhe stili
“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje
Kur shqipja në përkthim çalon
Thënie të zgjuara të emrave të mëdhenj: Jeta është përgatitje e gjatë për diçka që nuk ndodh!
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'