LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga festa e madhe e Barcelonës pas triumfit në Copa del Rey

Pamje nga festa e madhe e Barcelonës pas triumfit në Copa del Rey

Barcelona është fitues i Copa del Rey apo e njohur ndryshe si Kupa e Mbretit për sezonin 2020/21 pasi mposhti në finale Athletic Bilbaon.

Klubi katalunus u tregua i fortë për baskët në finalen e madhe të Kupës së Mbretit duke i mposhtur me rezultat të thellë 4-0 dhe duke fituar trofeun për herë të 31-të në histori.

Të gjithë golat e ekipit të Ronald Koeman erdhën në pjesën e dytë dhe shënues ishin Antoine Griezmann (60’), Frenkie De Jong (63’) dhe Lionel Messi (68’, 72’).


Pas triumfit, lojtari më i mirë i ndeshjes u zgjodh pikërisht magjiku argjentinas, Messi, i cili mori edhe trofeun e Copa del Rey i pari në duar.

Me të marrë trofeun në duar, Messi e ngriti lartë dhe nga aty fillojë festa e madhe e lojtarëve dhe stafit të Barcelonës.

Ky triumf u festua shumë, pasi klubi katalunas ka pasur shumë ulje ngritje këtë sezon dhe ky ishte një stimul shtesë për të luftuar deri në fund për La Ligan.

Më poshtë u sjellim disa pamje nga festa e madhe e Barcelonës pasi pranuan trofeun e Copa del Rey. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

Ndërkombëtare
Legjenda rumune gozhdon Zhegrovën: Ato gjëra që bënë në fushë nuk do të thonë asgjë në futboll

Legjenda rumune gozhdon Zhegrovën: Ato gjëra që bënë në fushë nuk do të thonë asgjë në futboll

Përfaqësuesja e Kosovës
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
Paraqitja mbresëlënëse e Musialas ndaj Hungarisë, ylli gjerman thyen një rekord të madh

Paraqitja mbresëlënëse e Musialas ndaj Hungarisë, ylli gjerman thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Gjiganti anglez rivalizon Real Madridin për transferimin e Alphnso Davies

Gjiganti anglez rivalizon Real Madridin për transferimin e Alphnso Davies

Bundesliga
Kalo në kategori