LAJMI I FUNDIT:

Barcelona shkatërron Athletic Bilbaon nën regjinë e Leo Messit, fiton Kupën e Mbretit

Barcelona shkatërron Athletic Bilbaon nën regjinë e Leo Messit, fiton Kupën e Mbretit

Barcelona ka shënuar fitore në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 4-0, me të gjithë golat e shënuar në pjesën e dytë.

Pjesa e parë edhe pse me shumë raste dhe dominim nga Barcelona gola nuk kishte.


Dy rastet më të mira shkuan për Frenike De Jong në minutën e 5-të, por që nuk kishte sukses, sikurse që bëri edhe Inigo Martinez disa minuta më pas.

Pjesën e dytë Barcelona e nisi me disa aksione shumë të rrjedhshme, duke rrezikuar shumë shpesh.

Pas rasteve të Antoine Griezmann, Pedri dhe Sergi Busquets në fillim të pjesës së dytë, u pa që goli ishte rrotull dhe nuk vonoi shumë dhe erdhi.

Në minutën e 60-të, Griezmann shënoi për 1-0 pas një asistimi të holandezit De Jong.

Nuk vonoi shumë dhe Barcelona shënoi edhe një herë.

Jordi Alba futi një top bukur në zonë, ku Frenkie de Jong i pa markuar shënon për 2-0.

Në minutën e 68-të vjen edhe nokauti për Bilbaon. Lionel Messi shënon gol të bukur për 3-0.

Se Lionel Messi ishte në formë tregon aksioni i këtij goli ku bëri një lojë të shkëlqyer individuale deri afër portës.

Edhe goli i katërt erdhi pas një aksioni model që nisi me Jordi Alban që pasoi te Griezmann, i cili ia vazhdon me të parë sëish spanjollit, që harkon në zonë dhe e gjen Messin i cili me një goditje të bukur shënon për 4-0 (73’).

Por golat nuk u ndalën me kaq. Griezmann shënoi golin e dytë personal dhe të pestin për Barcelonën, por u anulua nga VAR.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Barcelona iu gëzua fitores së Kupës së Mbretit.

Ky është trofeu i parë i Barcelonës këtë vit, ndërsa mbetet në garë edhe për titullin në La Liga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori