Policia e Kosovës vazhdon të apelojë tek qytetarët për respektim të masave AntiCovid.
Patrullat policore angazhohen gjithandej vendit në çdo kohë, duke kryer detyrat policore dhe duke u angazhuar për të zbatuar ligjet e vendit.
“Zbatimi i Ligjit AntiCovid-19 nga policia është një detyrë sa ligjore aq edhe humane, andaj apelojmë tek qytetarët të respektohen dispozitat ligjore dhe vendimet e institucioneve të vendit në të mirë të shëndetit publik!”, thuhet në njoftimin e Policsë së Kosovës.
Të premten në Kosovë janë shënuar edhe 14 të vdekur nga COVID-19.
Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) thuhet se viktimat janë nga: Gjilani 4 raste, Obiliqi 3, Prishtina 2, Ferizaj 1, Gjakova 1, Podujeva 1,Suhareka 1 dhe Vitia 1 rast.
Në bazë të rezultateve të analizave laboratorike të 3.230 mostrave të testuara, pozitivë në koronavirusin e ri kanë dalë edhe 520 persona.
Pra, 16 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë. Virusin e kanë mundur edhe 646 pacientë ndërsa raste aktive janë 12.760.
Në bazë të këtyre shifrave, që nga marsi i vitit 2020 dhe deri më 16 prill 2021, në Kosovë janë regjistruar 100.655 raste me koronavirusin e ri.
Prej tyre 85.842 janë shëruar ndërsa 2.053 kanë vdekur./Telegrafi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in
Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës