Në 22 vjetorin e masakrës serbe në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, e cila ruan në kujtesë një nga ngjarjet e tmerrshme të luftës së fundit në Kosovë, familjarët e viktimave, përfaqësues të shoqatave, si dhe një numër i qytetarëve, kanë vendosur lule dhe kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore me emrat e viktimave që u vranë nga paramilitarët serbë.
Me këtë rast, Fevzi Beqiri nga “Lagjja e Boshnjakëve”, tha se falangat serbe së bashku me paramilitarë, i kanë tubuar në shtëpinë e Mustafë Sahitit banorët shqiptarë të kësaj lagjeje, duke i plaçkitur fillimisht dhe pastaj pushkatuar.
“Sot 22 vjet u bënë që kriminelët e Serbisë me planifikim kanë dashur të bëjnë pastrimin etnik në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Në mesin e tyre edhe në lagjen tonë kanë ardhur falangat serbe së bashku me paramilitarë, me maska pa maska, I kanë tubuar në shtëpinë e Mustafë Sahitit, tashmë shtëpi Muze e gjenocidit serb, i kanë plaçkitur dhe pastaj pushkatuar”, ka thënë Beqiri.
Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet më shumë për veriun, sidomos për shtëpinë Muze, që të bëjë renovimin e saj, në mënyrë që kjo shtëpi në përvjetorin e ardhshëm të jetë e kompletuar.
Bajram Çerkini, kryetar i Shoqatës së të pagjeturve në Mitrovicë, theksoi se sot përkujtohet krimi një regjimi të kasapit të Ballkanit, ndaj popullatës së pafajshme shqiptare.
“Këtu jemi sot para disa prindërve të cilët i kanë parë me sy të gjitha krimet të cilat janë bërë në këtë vend. Pra, përkujtojmë se çka ka ndodhur dhe çka na ka bërë regjimi i një kasapi të Ballkanit Sllobodan Millosheviqit”, u shpreh Çerkini.
Jahir Bejta, drejtor i Shoqatës profesionale për dëme të luftës në Kosovë, ka bërë thirrje për hartimin e padive kundër Serbisë.
Sipas tij, gjërat do të harrohen nëse nuk shkruhen në letër.
“Gjërat do të harrohen nëse nuk I shkruajmë në letër. Të harrojmë se historia jonë si tekst shkollor do të shkruaj më shumë se një faqe për UÇK-në, andaj ju kisha preferuar që të hartojmë paditë kundër xhelatit”, tha Bejta.
Ai ka apeluar që të hapet sa më parë Shoqata për dëme të luftës në Mitrovicë.
Ndryshe, forcat serbe më 15 prill të vitit 1999, pasi kishin mbledhur rreth 80 persona në shtëpinë e Mustafë Sahitit, kishin nisur torturimin e tyre, duke vrarë 23 shqiptarë të pafajshëm të kësaj lagjeje. Shtëpia në të cilën ndodhi masakra, tashmë është shndërruar në Muze. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City