LAJMI I FUNDIT:

Kalimi i Neymar te Barcelona është i pamundur: Shifrat nuk janë në favor të katalunasve

Kalimi i Neymar te Barcelona është i pamundur: Shifrat nuk janë në favor të katalunasve

Joan Laporta do të dëshironte të nënshkruante me Neymar dhe për t’i paraqitur Lionel Messit një tjetër argument për të qëndruar në klub. Sidoqoftë, një lëvizje për brazilianin në verën e vitit 2021 është praktikisht e pamundur.

Për një klub që ka borxh mbi 1 miliard euro, nuk është e realizueshme. Tarifa e transferimit dhe pagat e lojtarit do të ishin shumë të mëdha.

“Catalunya Radio” ka pretenduar se Barcelona do të jetë e gatshme të paguajë 70 milionë ose 80 milionë euro PSG këtë verë si një tarifë transferimi, por kjo shumë do të ishte e pamjaftueshme.


Barcelona e di që PSG nuk do ta linte lojtarin të largohej për këtë shumë.

Edhe pse kontrata e tij skadon në vitin 2022, PSG po mundohet që lojtari të mos largohet pasi ata ende kujtojnë se ai u kushtoi atyre 222 milionë euro në vitin 2017.

Sipas medieve të ndryshme, ai nuk do të ishte në gjendje të largohej për më pak se 150 milionë euro.

Neymar dhe paga e tij

Problemi tjetër me nënshkrimin e Neymar do të ishin kërkesat e tij për pagë, pasi ai aktualisht kushton 70 milionë euro në vit.

Barcelona nuk mund të sigurojë këtë shumë, duke pasur parasysh se si është fatura e pagave aktuale, por edhe pasi duan që Messi të qëndrojë.

Neymar, pra, do të duhet të zvogëlojë pritjet e tij për pagën në mënyrë të konsiderueshme, siç do të duhet të bëjnë shumica e lojtarëve të skuadrës së parë.

Duke marrë parasysh se ka raporte se PSG do të ishte i gatshëm të mbante pagën e tij ashtu siç është në një marrëveshje të re të mundshme, kjo i ndërlikon çështjet më tej.

Me Neymar që po luan mirë në Ligën e Kampionëve, do t’i japin atij fuqi për të pritur një pagë të lartë në secilin klub që paraqitet.

Mundësia që mund të funksionojë për Barcelonën do të ishte nënshkrimi i lojtarit në verën e vitit 2022 pas skadimit të kontratës së tij.

Atëherë, ata nuk do të duhet të paguanin një tarifë transferimi te PSG dhe të ardhurat e klubit duhet të ishin kthyer në normale nëse pandemia e coronavirusit lehtësohet, duke e lejuar klubin që të paguajnë pagën e tij më shumë sesa munden aktualisht.

Problemi me këtë është Neymar shumë vështirë do të futej në vitin 2022 pa u rinovuar.

Neymar është i lumtur në Paris

Ana tjetër e medaljes është fakti që sulmuesi është përgjithësisht i lumtur në kryeqytetin francez.

“A do të qëndroni në Paris? PSG është një ekip i shkëlqyeshëm.

“Tani jemi në gjysmëfinale dhe mund të ëndërrojmë. Unë jam shumë i lumtur. Ne u përballëm me një ekip të shkëlqyer si Bayern. Tani jemi në gjysmëfinale dhe duhet të punojmë edhe më shumë, të përmirësohemi dhe të shpresojmë të kemi një gjysmëfinale të mirë”,  ka thënë Neymar për RMC Sport. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Ligat tjera
Kalo në kategori