LAJMI I FUNDIT:

Rusia dhe Ukraina ‘në pragun e luftës me gjysmë milioni trupa në lëvizje’

Rusia dhe Ukraina ‘në pragun e luftës me gjysmë milioni trupa në lëvizje’

Vladimir Putin mund të ketë urdhëruar deri në gjysmë milioni trupa në kufirin ukrainas ndërsa frika rreth një lufte të mundshme në Evropë po rritet.

Siç shkruan Mirror, përcjell Telegrafi, një analist veteran paralajmëroi se vendi është në “pragun e luftës” falë “mobilizimit total” në një nivel që nuk është parë për gati 50 vjet, në kulmin e Luftës së Ftohtë.


Madje, po sipas mediumit britanik, “Rusia është e gatshme të shkojë në luftë me SHBA-në nëse ndërhyn, pohohet – me gjithë thirrjen e Joe Biden për qetësi”.

Në këtë drejtim bëhet e ditur se sot marina ruse filloi stërvitjet në Detin e Zi në një shfaqje të forcës përpara ardhjes së dy anijeve luftarake të SHBA-së në rajon.

Ndërkohë thuhet më tej, pamjet e reja gjithashtu treguan Flotën e Detit të Zi të Rusisë në manovra – ndërsa Ukraina zhvilloi gjithashtu stërvitje detare pranë Krimesë.

Kjo vjen ndërsa një analist veteran i pavarur i mbrojtjes ruse Pavel Felgenhauer ka pohuar se Putini mund të ketë urdhëruar lëvizjen e “më shumë se gjysmë milioni” trupave që përfshijnë forca nga Paqësori në Baltik.

I pyetur në radio Ekho Moscow nëse Rusia ishte “në pragun e luftës”, ai u përgjigj: “Praktikisht, jemi”.

Ai tha: “Po ndodh një mobilizim i paparë i forcave të armatosura ruse”.

“Të gjitha forcat e armatosura. Kjo nuk ka ndodhur as që nga viti 1973, as që nga viti 1962. Mobilizimi total. Të gjitha forcat e armatosura”.

“Numri i saktë i njerëzve që marrin pjesë nuk tregohet zyrtarisht. Me sa duket më shumë se gjysmë milioni”.

Ai theksoi: “Kjo nuk do të thotë që domosdoshmërisht do të fillojë. Por përgatitja është serioze”.

Felgenhauer – i cili ka punuar si analist i mbrojtjes dhe ekspert për mediat ruse për tre dekada – tha: “E gjithë kjo duket sikur Shtabi i Përgjithshëm Rus po mbledh forca dhe mjete për një operacion të mundshëm ‘të thellë’ strategjik”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Botë
Kalo në kategori