(E plotësuar) Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK) ka njoftuar përmes një komunikate në Facebook zyrtar se sonte se është arritur marrëveshje me ministrinë e Shëndetësisë, Arben Vitia që hoteleria dhe gastronomia të hapen të hënën. Por, më vonë OHTK është bërë pishman, duke fshirë komunikatën.
“Në këtë takim OHT ka pasur kërkesa të qarta, me ç’rast është kërkuar hapje në tërësi për të gjitha subjektet hoteliere/turistike, duke përfshirë hotelierinë, gastronominë, pishinat, sallat e dasmave, dekoret etj,. Mirëpo, nga ky takim u premtua se Hoteleria dhe Gastronomia do të hapet me datë 18 prill, me orar deri 22:30 apo 23:00!”, thuhej në komunikatën e OHTK.
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës njofton se ende nuk ka marrëveshje për mbajtjen e dasmave.
“Për momentin, sektori i dasmave ka mbetur pezull, dhe do të mund të funksionojnë vetëm sallat me ambient të jashtëm, ndërsa për sallat e mbyllura akoma nuk ka një kohë të cekur se kur mund të fillojnë, me gjasë mbetet deri të ndodh vaksionimi i 60% të popullsisë”.
Oda e Hotelierisë dhe turizmit kërkon që të përshpejtohet vaksinimi i popullsisë në mënyrë që të mund të funksionojnë të gjithë sektorët gjatë stinës së verës./Telegrafi/
Njoftimi i plotë nga Oda e Hotelerisë:
Pas takimit të kryetarit të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. Dr. Hysen Sogojeva me Ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë z. Arben Vitia, kanë dalur disa rekomandime.
Sigurisht që në këtë takim OHT ka qenë me kërkesa të qarta, me ç’rast është kërkuar hapje në tërësi për të gjitha subjektet hoteliere/turistike, duke përfshirë hotelierinë, gastronominë, pishinat, sallat e dasmave, dekoret etj,.
Mirëpo, nga ky takim u premtua se Hoteleria dhe Gastronomia do të hapet me datë 18 Prill, me orar deri 22:30 apo 23:00!
Për momentin, sektori i dasmave ka mbetur pezull, dhe do të mund të funksionojnë vetëm sallat me ambient të jashtëm, ndërsa për sallat e mbyllura akoma nuk ka një kohë të cekur se kur mund të fillojnë, me gjasë mbetet deri të ndodh vaksionimi i 60% të popullsisë.
Oda e Hotelierisë dhe turizmit mbetet me shpresë në vaksinim sa më të shpejtë që të paktën gjatë sezonës së verës të funksionojnë të gjithë.
Ndërkohë, së shpejti do të bëhet publike edhe Manuali i dhënë.
*Pas disa orësh postimi nga faqja e Odës së Hotelierisë dhe Turizmit është larguar pa ndonjë sqarim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Samir Mane përballë studentëve të Harvardit: Tregu i përbashkët rajonal duhet nxitur
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare