LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Prioritet vaksinimi i punëtorëve arsimorë

Nagavci: Prioritet vaksinimi i punëtorëve arsimorë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka vizituar SBASHK-un, me ç’rast u diskutua për mundësinë e vaksinimit të punëtorëve shëndetësorë.

Sipas komunikatës së MASHTI-t, Nagavci është shprehur se do të bëhen gjithë angazhimet dhe të fillohet me vaksinimin e punëtorëve arsimor që kanë më shumë nevojë e pastaj të vazhdohet edhe me gjithë të tjetër varësisht nga arritja e kontingjenteve me vaksina.

Ajo pastaj ka bashkëbiseduar me përfaqësuesit e SBASHK-ut lidhur me fillimin e procesit mësimor pas pushimit pranveror, për sfidat aktuale që po përcjellin sistemin e arsimit dhe për angazhimet konkrete e të përbashkëta që duhen bërë me qëllim të rrjedhës së mbarë të procesit mësimor.


Të dy palët janë pajtuar se është i qëlluar vendimi që filloristët të vazhdojnë procesin mësimor në institucionet arsimore duke shpresuar se situata me pandeminë do të përmirësohet për t’u krijuar kështu kushtet që edhe nivelet tjera të Arsimit Parauniversitar të kthehen në shkollat e tyre.

Në këtë kuadër është biseduar edhe për kërkesën e SBASHK-ut që punëtoret e arsimit të kenë prioritet për vaksinimin. Ministrja është shprehur se do të bëhen gjithë angazhimet dhe të fillohet me vaksinimin e punëtorëve arsimor që kanë më shumë nevojë e pastaj të vazhdohet edhe me gjithë të tjetër varësisht nga arritja e kontingjenteve me vaksina.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj është shprehur se ndjehen të nderuar me këtë vizitë dhe se Ministrja do ta ketë gjithë përkrahjen e punëtorëve të arsimit në angazhimet në shërbim të arsimit me qëllim të arritjeve sa më të mëdha në këto kohë pandemie , kur janë shtuar dukshëm sfidat , të cilat punëtorët e arsimit me angazhime maksimale po i tejkalojnë dhe po dëshmohen me punë e përkushtim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit

Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Arrestohet një person në Fushë Kosovë, e kanosi bashkëshorten përmes telefonit dhe i shkonte edhe në punë

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, e kanosi bashkëshorten përmes telefonit dhe i shkonte edhe në punë

Kronika e Zezë
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Kalo në kategori