LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon të diskutohet situata e dyshimtë në ‘el Clasico’, pamje më të detajuara të rastit kontestues

Vazhdon të diskutohet situata e dyshimtë në ‘el Clasico’, pamje më të detajuara të rastit kontestues
(Foto: Screenshot/Twitter/La Liga)

Real Madridi e fitoi derbin e madh botëror ndaj Barcelonës (2-1) të shtunën mbrëma në stadiumin ‘Alfredo di Stefano’.

Dhe siç ndodh zakonisht në ndeshje të mëdha, ato janë të mbushura me kundërthënie dhe momente të dyshimta.


Ndërkaq, përdoruesit e rrjeteve sociale të të dyja palëve përpiqet që ta vërtetojnë pikëpamjen e tyre lidhur me një situatë të caktuar duke shpërndarë video dhe fotografi nga më të ndryshmet.

(Foto: Screenshot/Twitter/Zona_Blaugrana)

Situata më kontestuese e kësaj sfide ishte tërheqja e dyshuar e Martin Braithwaite nga Ferland Mendy në zonën e Los Blancos.

Veprimi i Braithwaite kundrejt Modricit në sy të gjyqtarit që shpëtoi pa u ndëshkuar
Lexo po ashtu Veprimi i Braithwaite kundrejt Modricit në sy të gjyqtarit që shpëtoi pa u ndëshkuar

Derisa lojtari i Realit ndodhej në pozitë më të mirë me topin, ai i Barcës arriti që t’i dilte anash dhe për ta penguar, mbrojtësi francez e kapi krahun e sulmuesit danez, por në momentin para se ai të rrëzohej e lëshoi.

Gjyqtari Jesus Gil Manzano vendosi se nuk ishte njëmbëdhjetëmetërsh edhe pasi e konsultoi VAR-in, megjithatë opinionet vazhdojnë të jenë të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori