LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Gjenerali rus Leonid Ivashov që dikur tregtonte me ndjenjat e serbeve, sot gjoja shqetësohet për ta

Musliu: Gjenerali rus Leonid Ivashov që dikur tregtonte me ndjenjat e serbeve, sot gjoja shqetësohet për ta

Gjeneral-koloneli në pension i Federatës Ruse, Leonid Grigoryevich Ivashov ka thënë se Washingtoni i dha dritën e gjelbër Kosovës që të ndërtoi bazë ushtarake në Cërrnushë të Mitrovicës.

Ivashov në një intervistë për mediet serbe është shprehur se, amerikanët vazhdimisht iu nënshtruan shqiptarëve.


“Amerikanët vazhdimisht iu nënshtruan shqiptarëve dhe bënin sikur nuk shihnin se çfarë po bënin”, tha ai.

Sipas ekspertit të sigurisë, Agim Musliu gjenerali rus kishte tregtuar me ndjenjat e serbeve.

“Ky është ai [Leonid Ivashov] që i ka thënë Vladimir Putinit në vitin 1999, se duhet të hyjmë në Kosovë, pasi që sipas tij, ‘është e qartë që herë do kur do Perëndimi do të na kërkojë që të largohemi, dhe këtë e kemi si mundësi tregtimi’. Atëherë për çfarë po shqetësohet gjenerali rus tani, kur në vitin 1999, kishte thënë se hyrja në Kosovë është bërë për arsye tregtie e jo përkrahjeje ndaj serbëve”, tha Musliu për Telegrafin.

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu

Me tej ai ka shtuar se, Putin asnjëherë nuk ka pasur qëllime paqësore.

“Ai me ushtarakët e vet kanë vetëm një interesim, kaosin ballkanik. Rasti i Bullgarisë tregon se rusët dhe shërbimet e tyre nuk mendojnë për ‘vëllezërit sllav’, por se për ta trazuar çdo popull sllav që e do stabilitetin evropian dhe aleancën me NATO-n. Rusia ka humbur toruan. Po e sheh që me vlera dhe investime është larg Perëndimit, prandaj në këto forma përpiqet që ta mbajë njëfarë pranie. E njëjtë është edhe çështja me COVID-19 dhe me vaksinën e tyre ‘Sputnik V’”, ka shtuar ai.

Në fund të muajit të kaluar, Kuvendi Komunal i Mitrovicës kishte marrë vendim që një prej pikave më të larta në Mitrovicë, e njohur si “Kodra e Cërrnushës” t’i jepet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Por, këtë veprim mediat në Serbi janë munduar ta portretizojnë kinse si provokim nga ana e shqiptarëve.

Ndërkaq, Kodra e Cërrnushës është e lartë 1,010 metra dhe nga aty shihet si në pëllëmbë të dorës qyteti i Vushtrrisë, qyteti i Mitrovicës, qyteti i Mitrovicës së Veriut, Zveçani si dhe një pjesë e Zubin Potokut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori