LAJMI I FUNDIT:

Juventusi ka nevojë për 100 milionë euro: Kush do të shitet?

Juventusi ka nevojë për 100 milionë euro: Kush do të shitet?

Juventus duhet të bëjë 100 milionë euro fitim deri në fund të qershorit dhe thuhet se ka nxjerrë disa lojtarë në treg, përfshirë Weston McKennie.

Zonja e Vjetër njoftoi  një humbje prej 113.7 milionë euro për gjashtë muajt e parë të 2020-21  dhe duhet të bëjë 100 milionë euro fitim deri më 30 qershor 2021.


Il Corriere dello Sport analizon situatën financiare të Juventusit duke raportuar se disa lojtarë janë hedhur në treg nga Biankonerët.

Trekëndësh marrëveshje - Juventus, PSG dhe Real Madridi po bëjnë mega biznes
Lexo po ashtu Trekëndësh marrëveshje - Juventus, PSG dhe Real Madridi po bëjnë mega biznes

Mattia De Sciglio mund ta bëjë transferimin e tij në Lyon të përhershëm, ndërsa Douglas Costa pritet të kthehet në Torino pas një huazimi njëvjeçar në Bayern Munchen. Gremio janë të interesuar të sigurojnë shërbimet e tij, por ata nuk janë në gjendje të përputhen me kërkesat ekonomike të Juventusit.

Paulo Dybala do të jetë një nga produktet më të nxehta në afatin kalimtar të verës pasi lojtari nuk ka arritur një marrëveshje për të rinovuar kontratën e tij që skadon në qershor të vitit 2022.

Juventus është i vetëdijshëm që pandemia COVID-19 ka ndikuar në financat e çdo klubi në Evropë. Prandaj ata mund të përfshijnë argjentinasin në marrëveshje shkëmbimi për të siguruar një nga synimet e tyre të transferimit.

Sipas raportimit, Mauro Icardi mbetet një opsion për Biankonerët, por La Joya u është ofruar Chelseat, Barcelonës dhe Tottenhamit gjithashtu.

Të tillë si Merih Demiral, Alex Sandro, Adrien Rabiot, Aaron Ramsey, Federico Bernardeschi dhe Weston McKennie janë të gjithë në shitje.

Barcelona dëshiron të transferojë mbrojtësin e Juventusit
Lexo po ashtu Barcelona dëshiron të transferojë mbrojtësin e Juventusit

Juventusi sapo ka bërë transferimin  e mesfushorit amerikan nga Schalke 04 të përhershme, por e ardhmja e tij në klub është në dyshim pasi ai organizoi një festë në shtëpinë e tij, duke thyer rregullat e COVID-19 .

Alex Sandro mund t’i ofrohet Chelsea në një marrëveshje shkëmbimi me Emerson Palmieri, ndërsa Matthijs de Ligt dhe Dejan Kulusevski kanë tërhequr interesimin e disa klubeve kryesore, të tilla si Manchester United, por Juventus nuk është i gatshëm t’i shesë ata. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori