LAJMI I FUNDIT:

Barcelona dëshiron të transferojë mbrojtësin e Juventusit

Barcelona dëshiron të transferojë mbrojtësin e Juventusit

Barcelona do të jetë në gjah në këtë verë për një mbrojtës dhe duket se tashmë e ka gjetur.

Skuadra katalunasit pritet që të përforcojë skuadrën me disa prurje të reja dhe njëri me gjasë do të jetë nga Serie A.


Sipas asaj që raporton Calciomercato, Blaugranasit duan të transferojnë mbrojtësin e Juventusit, Cristian Romero.

Argjentinasi është në huazim te Atalanta edhe për një edicion tjetër, mirëpo Barcelona po shpreson që ta transferojë atë në këtë verë.

Atalanta e ka opsionin për ta blerë Romeron, mirëpo Juventusi mund të joshet nga oferta që mund të bëjë skuadra nga La Liga.

Zonja e Vjetër kërkon 20 milionë euro për kartonin e tij dhe katalunasit mund ta ofrojnë atë shumë. /Telegrafi/