LAJMI I FUNDIT:

Oblak drejt largimit, Atletico mendon rikthimin e David de Geas

Oblak drejt largimit, Atletico mendon rikthimin e David de Geas

David de Gea mund të rikthehet te Atletico Madrid pas 10 viteve qëndrim te Manchester United.

Portieri spanjoll ishte larguar në vitin 2011 nga Los Colchoneros në drejtim të Manchester United që kishin paguar 25 milionë euro për të.


Megjithatë largimi i De Geas në verë nga Djajtë e Kuq duket i pashmangshëm, me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer që po mendon t’i japë hapësira më të mëdha anglezit Dean Henderson.

Gjiganti spanjoll po mendon ta shes portierin Jan Oblak te Paris Saint Germain ose Manchester United dhe De Gea shihet si zëvendësuesi adekuat.

Marca ka raportuar se Atletico është gati të ofrojë deri në 50 milionë euro për rikthimin e portierit në kryeqytetin spanjoll.

Gjithsesi për të ardhur deri te rikthimi i De Geas në shtëpi, Atletico fillimisht do të duhet ta shes portierin Jan Oblak.

Los Colchoneros do ta lejojnë largimin e sllovenit vetëm nëse vije ndonjë ofertë rreth 100 milionë euro.

30-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje ku ka pranuar 37 gola, derisa në 11 takime e ka mbajtur portën e paprekur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori