LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e lehonës 24 vjeçare, drejtori i Klinikës së Neonatologjisë thotë se gjendja e foshnjës është stabile

Vdekja e lehonës 24 vjeçare, drejtori i Klinikës së Neonatologjisë thotë se gjendja e foshnjës është stabile
Foto: Ilustrim

Një 24 vjeçare lehonë e infektuar me COVID-19 ka vdekur të enjten në Mjekimin Intensiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore me frymëmarrjen, mjekët ishin detyruar ta operojnë.

Mirëpo sa i përket gjendjes shëndetësore të foshnjës, drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci në një prononcim për Telegrafin ka thënë se foshnja aktualisht është në gjendje stabile.

Ai tha se foshnja është dërguar menjëherë në kujdesin intensiv, pasi ka pasur nevojë për përkrahje për shkak të problemeve me frymëmarrje.


“Foshnja ka lind në orën 23:00, me peshën 2.360 gramë. Ka lind para kohe, 36 javësh por menjëherë është dërguar në kujdesin intensiv në hapësirën e veçantë ku trajtohen foshnjat në Klinikën e Neonatologjisë, që ka pasur nevojë për përkrahje për shkak të problemeve me frymëmarrje dhe në antibioterapi. Për momentin foshnja është në gjendje stabile në Klinikën e Neonatologjisë”, ka thënë Gojnovci.

Vdes një 24 vjeçare pasi kishte lindur foshnjën - ishte e prekur me COVID-19
Lexo po ashtu Vdes një 24 vjeçare pasi kishte lindur foshnjën - ishte e prekur me COVID-19

Ndërkaq, më datë 23 mars, një lehonë kishte vdekur si pasojë e coronavirusit, ndërkaq më herët është raportuar edhe për disa të tjera.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar të enjten se janë regjistruar edhe 12 viktima nga coronavirusi.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste, Gjakovë 2, Podujevë 2, Lipjan 1, Prishtinë 1, Prizren 1, Skenderaj 1 dhe Suharekë 1 rast“, thuhet në njoftim.

Sipas raportit të IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit është bërë testimi i 5.502 mostrave dhe në bazë të rezultateve janë shënuar edhe 871 raste të reja me COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori