LAJMI I FUNDIT:

Fonseca i kënaqur me fitoren e Romës me rikthim në udhëtim te Ajaxi

Fonseca i kënaqur me fitoren e Romës me rikthim në udhëtim te Ajaxi

Paulo Fonseca vlerësoi Romën për reagimin e tyre në fitoren me rikthim kundër Ajaxit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës.

Roma mori një fitore të madhe në udhëtim falë golave nga Lorenzo Pellegrini dhe Roger Ibanez, të cilët zhvlerësuan golin e epërsisë nga Davy Klassen.


Kjo fitore me rikthim ka lënë shije të mirë te trajneri i Romës, Fonseca, i cili vlerësoi paraqitjen e ekipit të tij, ndërsa lavdëroi edhe ekipin kundërshtar.

Roma fiton me rikthim në udhëtim ndaj Ajaxit
Lexo po ashtu Roma fiton me rikthim në udhëtim ndaj Ajaxit

“Ishte një fitore e rëndësishme, veçanërisht pas të gjitha problemeve të dëmtimeve që kemi pasur”, ka thënë fillimisht Fonseca pas ndeshjes.

“Ajaxi është një ekip i shkëlqyeshëm, siç e pamë sonte (e enjte), por djemtë bënë një paraqitje të mrekullueshme. Kualifikimi është ende i hapur, por fitorja këtu ishte shumë e rëndësishme”.

“Unë mendoj se ekipi e kuptoi se ky është një moment i vështirë dhe dha gjithçka, veçanërisht pas dëmtimit të Spinazzola, pasi ai kishte luajtur aq mirë”.

Notat e lojtarëve: Ajax 1-2 Roma, shkëlqeu portieri Pau Lopez
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Ajax 1-2 Roma, shkëlqeu portieri Pau Lopez

“Ne gjithmonë ishim të vetëdijshëm se mund të shënonim gola këtu, ekipi ndihej i sigurt edhe gjatë momenteve të vështira. Është një fitore e madhe”.

“Ishte një ndeshje me intensitet dhe tension të madh, por ne bëmë atë që përgatitëm”, përfundoi trajneri i Romës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori