Roma ka regjistruar fitore të rëndësishme (2-1) në udhëtim te Ajaxi, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës.

Duke qenë se sfida e kthimit zhvillohet në Stadio Olimpico, Giallorossët janë në situatë shumë më të mirë për të vazhduar tutje.

Edhe pse vizitorët e fituan takimin, paraqitja e skuadrave nuk kishte shumë dallim, ashtu që nota mesatare e Romës është lehtësisht më e lartë në krahasim me atë të vendasve.

Roma fiton me rikthim në udhëtim ndaj Ajaxit Roma fiton me rikthim në udhëtim ndaj Ajaxit

Protagonistë në vlerësim ishin dy portierët. Gardiani vendas, Kjell Scherpen, gaboi në golin e dytë ashtu që ka marrë notën më të ulët, derisa portieri mysafir, Pau Lopez, arriti ta ndalte edhe një penallti, ashtu që ka marrë notën më të lartë.

Reklama

Në fotografitë e mëposhtme notat e lojtarëve të të dyja skuadrave. /Telegrafi/

Reklama