Australia ka thënë të premten se ka finalizuar një marrëveshje për të blerë 20 milionë doza shtesë të vaksinës Pfizer duke bërë një kthim të shpejt nga plani i saj i mëparshëm për t’u mbështetur kryesisht në vaksinën AstraZeneca.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kryeministri Scott Morrison njoftoi marrëveshjen vetëm disa orë pasi tha se Australia do të ndalonte përdorimin e vaksinës AstraZeneca për njerëzit e moshës nën 50 vjeç.
Ai tha se marrëveshja do të thotë që Australia do të marrë një total prej 40 milionë doza të vaksinës Pfizer deri në fund të vitit, të mjaftueshme për të inokuluar 20 milionë njerëz në vendin prej 26 milionë banorësh.
Një hap i tillë i Australisë erdhi pasi Agjencia Evropiane e Barnave tha këtë javë se kishte gjetur një “lidhje të mundshme” midis vaksinës AstraZeneca dhe mpiksjeve të rralla të gjakut, megjithëse rregullatorët në Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian theksuan se përfitimet e marrjes së vaksinës vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet për shumicën e njerëzve.
Pas deklaratës së agjencisë evropiane, rregullatorët australianë të barnave mbajtën një seri takimesh urgjente të enjten dhe rekomanduan që vaksina Pfizer të bëhet vaksina e preferuar për njerëzit nën 50 vjeç.
Morrison tha se nuk kishte asnjë ndalim për vaksinën AstraZeneca dhe rreziku i efekteve anësore ishte larg. Ai tha se ndryshimi po bëhej nga një “kujdes i tepruar”.
Sipas mediave, kjo përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në qasjen e përgjithshme të Australisë dhe ka të ngjarë të vonojë planet që të gjithë të inokulohen deri në tetor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Rusia lëshoi një urdhër-arrest për Zelenskyn
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City