LAJMI I FUNDIT:

Arsenali dështon të fitojë ndaj Slavia Pragës

Arsenali dështon të fitojë ndaj Slavia Pragës
(Foto: Twitter/Slavia Praha Fotbal)

Arsenali nuk ka arritur të fitojë ndaj Slavia Pragës (1-1) në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës që u zhvillua në Emirates Stadium.

Topçinjtë patën disa raste të mira në fraksionin e parë, dy sosh përmes Bukayo Saka, por që nuk u konkretizuan.


Rastet vazhduan edhe në gjysmën e dytë, përmes Willian dhe Alexandre Lacazette, porse mungonte goli.

(Foto: Twitter/Slavia Praha Fubtol)

Rezultati u zhbllokua në minutën e 86-të, kur Nicolas Pepe pranoi një top nga Pierre-Emerick Aubameyang dhe realizoi.

Megjithatë, në minutat shtesë (90’+4), Tomas Holes u gjend më së miri për ta shfrytëzuar një top të kthyer dhe e barazoi rezultatin.

Slavia ka një epërsi të lehtë me golin e shënuar në terren mysafir, ndërkaq skuadra gjysmëfinaliste do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Pragë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Serie A
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

NBA
Kalo në kategori