Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e mësimit online për institucionet parauniversitare, kryetari i Këshillit të Prindërve Ymret Reshiti, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të reflektojë rreth këtij vendimi.
Reshiti në një intervistë për Telegrafin ka thënë se masat e ndërmarra nga Qeveria janë të parakohshme, pasi siç tha ai situata e të infektuarve mund të ndryshoj në të mirë deri ditën e shtunë.
“Më datë 29 mars në takim me ministrin dhe akterët tjerë jemi pajtuar që t’i zëvendësojmë shtatë ditë nga pushimi dimëror dhe të pajtohemi për pushimin tre ditor pranverorë, prandaj kështu ashtu shkollat janë pushim dhe tash një vendim i qeverisë për tu mbyll arsimi ne e vlerësojmë që është i parakohshëm, për shkak se situata mund të evoluoj në të mirë ndoshta deri të shtunën. Është dashur Qeveria e Kosovës që ta pres ditën e shtunë dhe ta vlerësoj nëse duhet të mbyllet edhe arsimi apo jo”, ka thënë Reshiti.
Reshiti tha se presin që Qeveria të shtunën të ndryshoj vendimin, dhe më datë 11 prill të filloj mësimi fizik nëpër institucionet arsimore.
“Nga statistikat të cilat i disponoj arsimi nuk është në nivelin e tillë që duhet të mbyllet. Prandaj dhe apeli jonë është që kryeministri ta rishikoj vendimin deri të shtunën dhe nëse ka mundësi dhe kushte që të lejohet arsimi para universitar me prezencë fizike nga e hëna, 11 prill”, u shpreh ai.
Kryetari i Këshillit të Prindërve, Reshiti po ashtu tha se mësimi online është i dështuar.
“Sa i përket arsimit online me kohë kemi treguar që ky mësim është i dështuar për shkak të faktorëve apo indikatorëve të cilat i kemi thënë. Për prindin është shumë e vështirë ky mësim, pasi kërkohet që prindi ta merr rolin e mësimdhënësit në shtëpi. Këtu është esenca e problemit që prindërit e kanë si shqetësim dhe problem nga distanca”, theksoi Reshiti.
Ndërkaq, ai tha se që nga viti i kaluar kanë kërkuar që të avancohet metodologjia dhe formati i arsimit nga distanca, të cilat siç tha ai e praktikojnë vendet e Evropës së zhvilluar.
“Kërkesa jonë është që qysh vitin e kaluar kemi kërkuar të avancohet metodologjia dhe formati i arsimit nga distanca të cilat e praktikojnë vendet e Evropës së zhvilluar. Të shikojnë mundësinë që mësimi të mbahet me prezencë fizike. Konsiderojmë që viti do të mbyllet këtu dhe efekti i mësimit nga distanca do të jetë zero nga kjo pjesë e mbetur e procesit mësimor”, tha ndër të tjera kryetari i Këshillit të Prindërve, Ymret Reshiti.
Ndërsa, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se është brengosëse deklarata e disa individëve të cilët thonë se mësimi online është plotësisht i dështuar.
Jasharaj tha se kjo gjë nuk është e vërtetë pasi mësimdhënësit kanë punuar shumë me nxënësit edhe përmes mësimit online.
“Brengosëse për ne janë deklaratat e individëve se mësimi online është plotësisht i dështuar. Ne nuk e kemi këtë mendim. Mësimi online nuk është zgjedhje as e jona e as e qytetarëve të Kosovës. Nuk pajtohemi që mësimi online ka dështuar në tërësi. Ka pas probleme, por mësimdhënësit janë angazhuar në tërësi dhe në bashkëpunim korrekt me prindër dhe nxënës kanë arritur ta shpëtojnë vitin shkollor. Arritjet janë ato që janë, nuk janë arritjet si në shkollë si në mësimin online, por nuk është e vërtet që mësimi online e ka dështuar vitin shkollor. Arritjet e mësimdhënësve duhet vlerësuar sepse ata për herë të parë e kanë praktikuar mësimin online”, tha ndër të tjera Jasharaj.
Ai po ashtu u shpreh se nuk e ka pritur vendimin e marrë për mësimin online nga Qeveria e Kosovës.
“Ne nuk e kemi pritur këtë lajmin e dytë, kemi konsideruar që gjërat do të sqarohen në këtë pushimin pranverorë që e ka shpall ministrja Nagavaci. Mirëpo qeveria e ka vlerësuar situatën dhe e ka sjell vendimin për mësimin online, të cilën konsideroj që është i përkohshëm. Numri i të infektuarve në bazë të asaj që po lexoj në media është në rënie. Uroj që më pas mësimi të kthehet në gjendje normale nëpër institucionet shkollore, dhe mos të vazhdoj më shumë online”, ka thënë Jasharaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Finance Think: Masat për kufizimin e çmimeve të ushqimeve në RMV duhet të përdoren vetëm në rastet e inflacionit veçanërisht të lartë
Kurti takohet me zyrtarin amerikan, Richard Verma – bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve
Anëtarët e PDK-së në KQZ: Ka tendenca të manipulohet votimi në diasporë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025