LAJMI I FUNDIT:

Valencia dhe Mouctar Diakhaby me fushatë të ashpër ndaj anëtarit të Cadizit: Juan Cala, nuk të besojmë

Valencia dhe Mouctar Diakhaby me fushatë të ashpër ndaj anëtarit të Cadizit: Juan Cala, nuk të besojmë

Juan Cala doli në konferencë për media, për të sqaruar incidentin që ndodhi në takimin që Cadiz e fitoi 2-1 ndaj Valencias në fundjavën e kaluar.

Anëtari i Cadiz ka bërë të ditur se ai nuk ka bërë asnjë fyerje raciste ndaj Mouctar Diakhaby dhe se nëse do të kishte ndodhur, do të dëgjohej në mikrofonat e vendosur përreth fushës.


Mirëpo, Valencia dhe anëtari i tyre nuk u besojnë fjalëve të Calas, duke reaguar me një postim.

Lojtari i Cadizit tregon se çfarë ndodhi mes tij dhe Diakhabyt të Valencias - aty ku thuhet se kishte fyerje raciste
Lexo po ashtu Lojtari i Cadizit tregon se çfarë ndodhi mes tij dhe Diakhabyt të Valencias - aty ku thuhet se kishte fyerje raciste

Klubi ka lëshuar një reagim në ueb-faqen e tyre, derisa edhe Mouctar Diakhaby ka dalë me një video.

“Te Valencia CF janë thellësisht të trishtuar nga deklaratat e bëra nga lojtari i Cadiz CF, Juan Cala këtë të martë, në të cilën 48 orë më vonë, ai mohoi fyerjen raciste të bërë ndaj Mouctar Diakhaby gjatë ndeshjes së La Ligas të luajtur të dielën e kaluar në Ramón de Carranza”.

U ndërpre përballja mes Valencias dhe Cadizit: Juan Cala me fyerje raciste ndaj Mouctar Diakhabyt
Lexo po ashtu U ndërpre përballja mes Valencias dhe Cadizit: Juan Cala me fyerje raciste ndaj Mouctar Diakhabyt

“Cala ka humbur një mundësi të shkëlqyeshme për të pranuar gabimin e tij dhe për t’i kërkuar falje lojtarit. Në vend që ta bënte këtë, ai sulmoi si Diakhabyn ashtu edhe anëtarët e tjerë të Valencia CF”.

“Valencia CF dëshiron të përsërisë se ne i besojmë lojtarit tonë dhe ta mbështesim atë plotësisht. Pas kërcënimeve të bëra nga Cala në konferencën e tij për shtyp këtë të martë, 6 prill, Klubi, presidenti Anil Murthy dhe vetë Mouctar Diakhaby mbeten të vendosur në bindjen për të luftuar deri në fund, kudo që është e nevojshme, për këtë çështje për të mirën e futbollit dhe shoqërisë. Valencia CF nuk do të ndalet së luftuari për një përmirësim të protokollit dhe në betejën kundër racizmit në futboll”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori