LAJMI I FUNDIT:

Lojtari i Cadizit tregon se çfarë ndodhi mes tij dhe Diakhabyt të Valencias – aty ku thuhet se kishte fyerje raciste

Lojtari i Cadizit tregon se çfarë ndodhi mes tij dhe Diakhabyt të Valencias – aty ku thuhet se kishte fyerje raciste

Juan Cala ka mohuar se ka bërë abuzim racor ndaj lojtarit të Valencias, Mouctar Diakhaby gjatë ndeshjes në La Liga gjatë fundjavës që shkoi, duke pretenduar se ai ishte viktimë e një linçimi publik.

Diakhaby dhe shokët e tij të skuadrës u larguan nga fusha gjatë ndeshjes së tyre me Cadiz të dielën, pasi mbrojtësi u përfshi në një incident me Calan dhe akuzoi kundërshtarin e tij për abuzim racist.


Lojtarët u kthyen përfundimisht në fushë për të përfunduar lojën, megjithëse mbrojtësi i Valencias refuzoi të vazhdonte.

Gjyqtari tregon se a kishte fyerje raciste nga Juan Cala ndaj Mouctar Diakhabyt
Lexo po ashtu Gjyqtari tregon se a kishte fyerje raciste nga Juan Cala ndaj Mouctar Diakhabyt

Cala po i mohon këto pretendime dhe doli një konferencë shtypi të martën për të thënë fjalën e tij, duke përdorur neveri shprehjen ‘linçim’ në më shumë se një herë.

Duke folur në konferencën e tij për shtyp, 31-vjeçari e quajti incidentin një cirk dhe pretendoi se ai vetëm i kishte thënë kundërshtarit të tij ta linte të qetë.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur me prezumimin e pafajësisë. Askush nuk e meriton këtë linçim publik. Këtu është numri im i telefonit që të paktën të kërkoj falje”, ka thënë ish-lojtari i Getafes.

“Unë nuk e di nëse Diakhaby e bëri atë, nëse ai e interpretoi gabimisht atë? Unë nuk e di. Kam jetuar me kinezë, afrikanë të Jugut. Kam qenë në Guine me [Frederic] Kanoute dhe Benjamin [Zarandona]”.

“Është e pabesueshme se çfarë po ndodh. Unë jam i shokuar. Ne po [luajmë] futboll pa tifozë. Ka 20-25 kamera, mikrofona, lojtarë, arbitra … dhe askush nuk dëgjon asgjë”.

“Sapo mbaroi ndeshja, unë i thashë presidentit se doja të dilja dhe të flisja [për atë që kishte ndodhur]”.

“Ai më thotë se unë jam dënuar tashmë. Në orën 8 të mëngjesit i thashë përsëri se doja të dilja [dhe të flisja]. Unë dola [për të folur] kur Cadiz tha kështu”.

U ndërpre përballja mes Valencias dhe Cadizit: Juan Cala me fyerje raciste ndaj Mouctar Diakhabyt
Lexo po ashtu U ndërpre përballja mes Valencias dhe Cadizit: Juan Cala me fyerje raciste ndaj Mouctar Diakhabyt

“Që nga e diela avokati im ka qenë duke mbledhur të dhëna për të filluar veprimet ligjore. Por, unë kam marrë mesazhe nga kudo me shumë mbështetje, sepse unë kam qenë objektiv i një linçimi”

Më në fund Cala pohoi se nuk kishte ndonjë problem me ligën spanjolle duke shtuar, “Nuk ka racizëm në futbollin spanjoll. Nuk e kam problem të ulem me të. Ajo që është zhvilluar është një cirk”, ka përfunduar anëtari i Cadiz. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori