Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, ka pritur në takim njoftues Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Lumezi ka uruar Haxhiun për detyrën e re, me ç’rast e ka njoftuar atë me ecurinë e punëve, të arriturat, sfidat dhe objektivat e institucionit të Prokurorit të Shtetit.
“Po ashtu, diskutimi i çështjeve të përbashkëta në fushën e drejtësisë si rishikimi funksional, procesi i vettingut, avancimi i llogaridhënies, transparencës si dhe efikasiteti i trajtimit të krimeve të luftës ishin në fokus të takimit ndërmjet Kryeprokurorit Lumezi dhe ministres Haxhiu.
Më këtë rast, Kryeprokurori i Shtetit ka informuar ministren e Drejtësisë për progresin e shënuar nga Prokuroria Speciale në krijimin e departamenteve për trajtimin e krimeve të luftës, ndarjen e prokurorëve në regjione, krijimin e databazës së përbashkët me policinë, zbatimin e strategjisë për krime lufte dhe çështje tjera me interes nga kjo fushë.
Në këtë kontekst u theksuar nevoja për mbështetje nga Ministria e Drejtësisë, veçmas në bashkëpunimin juridik me Serbinë, në mënyrë që kryerësit e veprave penale të krimeve të luftës të bëhen të arritshëm për organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Në anën tjetër, Haxhiu ka informuar Kryeprokurorin e Shtetit me prioritet e Ministrisë së Drejtësisë dhe qeverisë së re në përmirësimin e infrastrukturës ligjore në funksion të forcimit të sundimit të ligjit, si dhe shprehu gatishmërinë e saj për të mbështetur Prokurorin e Shtetit në adresimin e çështjeve institucionale, veçmas në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe resurseve tjera të nevojshme.
Në fund të takimit, Kryeprokurori i Shtetit dhe Ministrja e Drejtësisë kanë shprehur gatishmërinë e ndërsjellë për avancimin e bashkëpunimit ndër-institucional, me qëllim të forcimit të luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit si dhe konsolidimit të institucioneve të drejtësisë dhe rritjes së besimit qytetarë në to. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Murtezani-Ropke: Gjithëpërfshirja dhe dialogu i gjerë social janë kyçe për zbatim të suksesshëm të reformave në Maqedoni
Bashkëshortja e Veliajt rekurs në Gjykatën e Lartë, pretendon paligjshmëri të kontrolleve e kthim të telefonit
Adrianopoli, qytetërimi i lashtë që kërkon vëmendje
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit
"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta
Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza
Goditi qëllimisht me veturë zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?