LAJMI I FUNDIT:

Felipe Melo: Krenar me sezonin e Interit, Cristiano Ronaldo legjendë e futbollit

Felipe Melo: Krenar me sezonin e Interit, Cristiano Ronaldo legjendë e futbollit

Mesfushori brazilian, Felipe Melo ndjehet krenar me sezonin që po e zhvillon Interi, ndërsa ka mbrojtur nga sulmet Cristiano Ronaldon, që e cilëson si legjendë të futbollit.

Sipas tij Interi ende nuk e ka fituar titullin, por është shumë afër.


“Interi nuk e ka fituar Scudetton akoma, por është afër”.

“trajneri Conte ka një ekip të shkëlqyeshëm, me futbollistë të shkëlqyeshëm. Jam krenar për atë që po bën Interi. Edhe nëse kam luajtur për Juventusin, unë jam dhe do të jem gjithmonë një interist”.

“Juventus mbetet ndër 5-6 klubet më të mira në botë, si Milani dhe Interi. Është e pamundur të fitosh titullin çdo sezon”.

“Ata kanë fituar Scudetton për nëntë vjet me radhë dhe kanë arritur dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve. Ata janë akoma shumë të fortë”, ka thënë Melo, që ka luajtur në Itali për klube Inter, Juventus dhe Fiorentina.

Shumë kanë vënë në dyshim nënshkrimin e Cristiano Ronaldos me Juventusin, por braziliani nuk pajtohet.

“Si mund ta kritikoni Ronaldon? Ai dhe Messi janë lojtarët më të mirë që kam parë në jetën time”.

“Ai është një kampion, një legjendë, jo vetëm për Juventusin por për futbollin në përgjithësi. Ju nuk mund ta vini në pikëpyetje një lojtar si ai. Seria A është me fat që e ka, e kushdo që e kritikon atë duhet të lajë gojën”, nënvizoi Melo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Kalo në kategori