LAJMI I FUNDIT:

Kosova mposhtet nga Spanja, por krenohet me super golin e Besar Halimit

Kosova mposhtet nga Spanja, por krenohet me super golin e Besar Halimit

Kosova ka pësuar humbje në udhëtim nga Spanja me rezultat 3-1 në ndeshjen e dytë për fazën e kualifikimeve për në Kampionatin Botëror Katar 2022.

Përzgjedhësi Bernard Challandes kishtge marr masat për këtë ndeshje, duke ndryshuar formacionin dhe duke u rreshtuar me pesë mbrojtës.


Ashtu siç ishte pritur, vendasit e filluan ndeshje duke bërë trusni që në fillim, ku kishin disa raste.

Fillimisht ishte Ferran Torres që rrezikoi në minutën e 6-të, por goditja e tij nuk ishte e saktë.

Pas tij në minutën e 22-të, Alvaro Morata provoi, por Samir Ujkani ishte në vend.

Kosova tentoi me Milot Rashicën të bëjë diçka më shumë por nuk ia arriti.

Goli erdhi në minutën e 34-të, kur Dani Olmo me një gjuajtje të bukur la fjetur mbrojtjen dhe portierin tonë (1-0).

Pa u qetësuar mirë nga pranimi i golit të parë, Kosova pranoi të dytin.

Vetëm pas dy minutash Spanja shënoi për 2-0, kur Torres nga një pozitë jo e lehtë gjeti rrjetën e Ujkanit.

Krejt në fund ishte edhe një rast i Alvaro Morata, por Ujkani bëri një pritje të bukur.

Edhe në fillimin e pjesës së dytë Spanja kishte disa raste me Morata, Olmon dhe Torresin, por në dy rast topi shkoi jashtë e në një rast, Ujkani priti.

Përzgjedhësi Bernard Challandes largoi nga loja Benjamin Kolollin dhe Milot Rashicën, duke futur në lojë Lirim Kastratin dhe Arbër Zenelin.

Në minutën e 70-të të ndeshjes, Kosova arriti të shënojë dhe atë një super gol.

Portieri Unai Simon lëshoi portën dhe humbi topin pothuajse në mesin e fushës.

Ishte Besar Halimi ai që fitoi topin, dhe me një goditje të dukur nga 40 metra shënoi super gol për 2-1.

Por nuk vonoi shumë dhe Spanja ktheu epërsinë prej dy golave. Gerard Moreno devijoi një top me kokë për të ulur në rrjetën e Ujkanit për 3-1.

Në minutën e 88-të Lirim Kastrati mori një asistim të bukur nga Arbër Zeneli, por gjuajtja e tij shkoi mbi portë.

Kosova pas kësaj humbje mbetet në vendin e fundit me zero pikë pas dy ndeshjeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori