LAJMI I FUNDIT:

Agim Ademi: Nëse nuk intonohet himni i Kosovës, kthehemi në Kosovë – por nuk do të ndodhë kjo

Agim Ademi: Nëse nuk intonohet himni i Kosovës, kthehemi në Kosovë – por nuk do të ndodhë kjo

Të mërkurën nga ora 20:45, Kosova do të luajë kundër Spanjës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Një nga çështjet që u komentua më së shumti ishte nëse Spanja do ta lejojë intonimin e himnit të Kosovës dhe flamurin në këtë ndeshje, pasi që ky shtet nuk e njeh pavarësinë e vendit tonë.

Për këtë çështje ka folur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në një lidhje direkt në Info Magazine të Klan Kosovës nga Spanja.


Ai deklaroi se nëse nuk do të shfaqet flamuri dhe nuk do të intonohet himni i Kosovës gjatë ndeshjes, ekipi do ta lëshojë fushën dhe do të kthehet prapa.

“Ne i përshëndesim gazetarët tanë dhe referët dhe ikim për Kosovë. Në asnjë mënyrë nuk do të luhet loja. Por, nuk do të ndodhë ajo, sepse protokolli është në përpikëri”.

Megjithatë, kreu i FFK-së është i bindur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë dhe ndeshja do të zhvillohet sipas të gjitha protokolleve të përcaktuara nga FIFA dhe UEFA.

“Unë nuk kam dyshuar asnjëherë në Qeverinë e UEFA-s dhe FIFA-s dhe në rregullat dhe protokollet e UEFA-s dhe FIFA-s të cilat sigurisht që po vërtetohen edhe sot – me himn, me flamur dhe me gjithçka sipas protokolleve të FIFA-s”.

“E dimë që Spanja është një shtet jashtëzakonisht i fortë dhe i lashtë dhe e ka një histori me shqiptarët. Ju e dini që këtu janë varrezat e Asim Vokshit dhe Xhemajl Kadës që kanë dhënë jetën e tyre për çlirimin e popullit spanjoll. Pastaj te historia e re e Kosovës dhe të krijuarit e Kosovës shtet është një burrështetas pikërisht i Spanjës i cili ka dhënë urdhër për bombardimin e NATO-s në favor të Kosovës. Ai është Javier Solana. Po ashtu edhe ushtarët spanjollë janë pjesë e NATO-s dhe KFOR-it që edhe sot janë pjesë në Kosovë”.

“Duke i marrë parasysh këto unë asnjëherë nuk kam dyshuar. Unë i falënderoj shumë Federatën e Spanjës që na ka pritur jashtëzakonisht mirë me protokoll dhe jashtë protokollit në mënyrën më të mirë shoqërore. Ju ka ardhur keq për detajet, sepse ka qenë më shumë mediale sesa politike. Besoj që e keni vërtetuar këtë sepse është deklaruar edhe Ministrja e Jashtme, madje nga federata na kanë kërkuar edhe falje. Nuk ka qenë e nevojshme për mua. Ne kemi qenë në kontakt gjatë gjithë kohës. Ju e dini që kanë qenë edhe dy zyrtarë të UEFA-s pas deklarimeve të mia se nuk do të luajmë pa himn dhe flamur dhe më kanë garantuar edhe nga Federata e Spanjës se gjithçka do të shkojë sipas protokollit. Dhe ja kjo po ndodh”.

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Sport
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

La Liga

"Nuk ka pasur si ai në histori" - Liridon Krasniqi zbulon lojtarin më të mirë të Kosovës

Kosovë

"Kemi bërë ndeshje shumë të keqe" - Hansi Flick shpërthen ndaj lojtarëve të Barcelonës pas barazimit ndaj Celta Vigos

La Liga
Sergio Ramos drejt një transferimi befasues në Ligën Premier

Sergio Ramos drejt një transferimi befasues në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori