LAJMI I FUNDIT:

Reja flet për sfidën ndaj San Marinos dhe për situatën me Florian Kamberin

Reja flet për sfidën ndaj San Marinos dhe për situatën me Florian Kamberin
(Foto: fshf.org)

Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja dhe kapiteni Elseid Hysaj kanë dalë mbrëmjen e sotme (e martë) në konferencën zyrtare për shtyp, në prag të ndeshjes që kuqezinjtë tanë do të zhvillojnë në udhëtim te San Marino, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, “Katar 2022”.

Trajneri Reja u ndal të flasë për ndeshjen me Anglinë, San Marinon, që në asnjë mënyrë nuk duhet parë si skuadër e lehtë, zhurmën e krijuar mbi një çështje Florian Kamberi dhe shanset e Shqipërisë për kualifikim.

“Atmosfera pas një humbjeje është gjithmonë njëlloj. Luajtëm mirë në mbrojtje ndaj një ekipi si Anglia. Nuk dolëm në lojën tonë siç kishim menduar, për të kundërsulmuar në disa momente. Nuk shfrytëzuam hapësirat. Anglia nuk gjuajti shumë në portë në 45 minuta. Ata kanë lojtarë të mëdhenj dhe ne ishim të ndërgjegjshëm për shanset tona”.


(Foto: fshf.org)

Skuadra që do të zbresë në fushë ndaj San Marinos? “Të gjithë i kanë mundësitë të luajnë. I kam parë pak në stërvitje, koha është e pakët. Do kem mundësinë t’i shoh sot lojtarët dhe nesër do të flas me doktorin dhe përgatitësin atletik, për të mësuar më shumë mbi formën dhe pastaj do të vendos për formacionin. Kam 23 lojtarë dhe nuk do të bëj eksperimente. Nesër luan Strakosha, jo Berisha. Janë dy portierë shumë të mirë dhe duhet të zgjedh njërin. Përpiqem edhe të bëj rotacion e t’i jap një mundësi. Sa i takon shiritit, kur është Berisha e mban ai shiritin. Ndryshe është Hysaj. Ne duhet të orientohemi përpara. U kam kërkuar lojtarëve të shkojnë përpara, por kemi pasur pak ditë në dispozicion të stërvitemi. Është ndryshe nga klubet. Ka shumë raste kur shkojmë në zonë me 4-5 lojtarë, jo nga goditjet standarde. Dëgjoj të thuhet se është ekip i lehtë San Marino. Nuk ka skuadra të lehta, janë të gjitha të përgatitura dhe nuk duhet të nënvlerësojmë asgjë”.

Kamberi? “Nuk është absolutisht e vërtetë ajo që thuhet për Kamberin. Më vjen keq që ndodh, është e turpshme. Nuk ka një çështje Kamberi. Ai ka bërë ekon dhe nuk dukej gjë, por ai ka thënë se ka dhimbje gjithë kohës. E futa në nxehje para Anglisë dhe tha që ka dhimbje dhe e lamë jashtë. Lojtari është me ne, e keni parë edhe këtu në San Marino. Më vjen keq që krijohen situata të pavërteta. Kam 28 lojtarët, luajmë çdo tre ditë. Kam mundësi zgjedhje, por do të luajnë ata që janë më në formë. Nëse ka lojtarë të dëmtuar nuk do të vë në siklet asnjë”.

Kualifikimi? “Jemi në një grup të fortë, me rivalë të vështirë. Gjithsesi kemi treguar se jemi rritur dhe duhet treguar me Poloninë e Hungarinë. Është eksperiencë e rëndësishme që mund të na tregojë se ku mund të arrijmë në të ardhmen”.

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League
Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

La Liga
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Kalo në kategori