LAJMI I FUNDIT:

13,593 raste aktive me coronavirus në Kosovë, sot nis vaksinimi i personelit shëndetësor

13,593 raste aktive me coronavirus në Kosovë, sot nis vaksinimi i personelit shëndetësor

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se numri total i rasteve pozitive është 88.755 raste nga 418.488 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.844 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 903 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 73.318 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.593.

Ndryshe, mbrëmë kryeministri i vendit, Albin Kurti u vaksinua në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, e më pas zyrtarja e OBSH-së në Kosovë, Isme Humolli, infektologu Sali Ahmeti dhe aktori Selman Jusufi.


Ndërkaq, procesi i vaksinimit zyrtarisht nis sot në Klinikën Infektive dhe sallën “1 Tetor”, kurse në komuna të enjten ose premten e kësaj jave.

Albin Kurti merr vaksinën antiCOVID: Ftoj të gjithë qytetarët të vaksinohen
Lexo po ashtu Albin Kurti merr vaksinën antiCOVID: Ftoj të gjithë qytetarët të vaksinohen

“Me arritjen e kontingjenti të parë të vaksinave, të parët që do të fillojnë të vaksinohet do të jenë personeli shëndetësor të cilët janë në vijë të parë të frontit dhe personat mbi moshën 80 vjeçare me sëmundje kronike më të mëdha”, ka thënë ministri Vitia.

Të dielën mbrëma ka ardhur kontingjenti i parë i vaksinave antiCOVID-19 me rreth 24 mijë doza. Kosova është vendi i fundit në rajon që ka nisur procesin e vaksinimit.

Këto dërgesa, të parat për Kosovën, janë siguruar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon furnizimin me vaksina të vendeve në zhvillim.

Ministri Vitia një ditë më parë po ashtu ka thënë se është duke u bërë një vlerësim i përgjithshëm i situatës epidemiologjike në vend, të cilën janë duke e bërë së bashku me ekspertët shëndetësorë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe për çfarëdo ndryshim të masave që mund të ketë do ta bëjnë në bashkëpunim me komunat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori