Ndeshja me Kosovën, ministrja e Jashtme spanjolle: Të mos përzihet sporti me politikën
Ministrja spanjolle e Punëve të Jashtme, BE-së dhe Bashkëpunimit, Arancha Gonzalez Laya, e ka komentuar çështjen e ndeshjes së futbollit ndërmjet vendit të saj dhe Kosovës.
Të mërkurën (31 mars), Dardanët janë mysafirë të La Roja në Sevilla, ku do të zhvillohet sfida e vlefshme kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.
Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, megjithatë Federata jonë e futbollit është e pranuar në UEFA dhe FIFA, ashtu që sipas një vendimi të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, vendet që nuk duan të luajnë ndaj klubeve tona apo reprezentacionit në territorin e tyre, duhet t’i bëjnë organizimet në terren neutral, derisa duhet të udhëtojnë në Kosovë për t’i zhvilluar sfidat si mysafir.
Sipas ServiMedia, Gonzalez Laya është detyruar të sqarojë nëse “fakti që ndeshja e futbollit në mes dy përfaqësueseve që zhvillohet në Sevilla, nënkupton që qeveria e Spanjës po korrigjon pozicionin e vet mbi njohjen e Kosovës”. Europa Press citon ministren të ketë thënë që të mos ngatërrohet futbolli me politikën.
“Futbolli është futboll dhe rregullat e futbollit janë të vendosura nga FIFA”, është përgjigjur ajo kur u pyet për këtë çështje gjatë një konferencë të përbashkët me homologun algjerian, Sabri Boukadoum, duke shtuar se rregullat “e njohjes së një vendi janë të vendosura nga Ligji Ndërkombëtar. Këto dyja nuk duhet të ngatërrohen”.
“Të mirëpresim një ndeshje të mirë futbolli”, ka thënë më tej ministrja duke besuar në fitoren e Spanjës dhe njëherësh ka thënë se dëshiron që Athletic Bilbao ta fitojë Kupën e Mbretit ndaj Real Sociedadit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale – Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Federata e Spanjës ka mbetur e detyruar që të ndryshojë datat e ndeshjeve të Superkupës
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një mega-projekt në tavolinë nga gjiganti botëror
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një mega-projekt në tavolinë nga gjiganti botëror
Ruben Amorim ka plane të mëdha për yllin e Man United – synon ta bëjë njërin prej lojtarëve kryesor
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Marcelo lidhet me një rikthim të bujshëm në La Liga, por tani si rival i Real Madridit
"E dija që isha në Milano për një arsye" - 'Perandori' nuk lë gjë pa rrëfyer
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit