Shtimi i një luge sheqeri në kafen tuaj të mëngjesit mund t’ju ndihmojë të humbni peshë
Nëse jeni duke u përpjekur të angazhoheni për një mënyrë jetese më të shëndetshme, largimi i sheqerit është një hap i parë i shkëlqyeshëm.
Konsumi i lartë i sheqerit shoqërohet me shtim në peshë, mbipeshë, diabet dhe sëmundje kardiovaskulare. Në të kundërt, konsumi më i pakët i sheqerit ka qenë i lidhur me humbjen e peshës në dietat me pak kalori.
Por nëse keni dëshirë të hani ëmbël, kemi disa lajme të mira: Largimi i gjithë sheqerit mund të mos jetë zgjidhja perfekte.
Një studim i fundit i botuar në revistën Nutrients sugjeron që shtimi i pak sheqerit në çajin tuaj të mëngjesit ose filxhanin me kafe mund t’ju ndihmojë të frenoni oreksin. Për studimin, studiuesit nga Universiteti i Vjenës dhe Universiteti Teknik i Mynihut donin të dinin nëse pirja e një pije me shije të ëmbël mund të zvogëlojë marrjen e ushqimit të një personi. Ata gjithashtu parashikuan që shtypja e shijes së sheqerit në një pije do të bënte që një person të hante më shumë.
Për të kryer eksperimentin, studiuesit rekrutuan 27 vullnetarë të shëndetshëm midis 18 dhe 45 vjeç. Të gjithë pjesëmarrësit agjëruan për 12 orë, ndërsa ishin të ndarë në katër grupe vullnetarësh. Dy grupe konsumuan tretësira të thjeshta sheqeri dhe uji, ndërsa dy grupe të tjera pinë sheqer, ujë dhe frenues të sheqerit.
Dy orë pas konsumimit të pijeve, vullnetarëve iu kërkua të vlerësonin nivelet e tyre të urisë. Atëherë atyre iu dhanë vakte dhe u thanë të hanin derisa të ndiheshin të kënaqur. Gjatë gjithë rrjedhës së studimit, studiuesit morën mostra gjaku për të matur hormonet. Ata gjithashtu matën leximet e temperaturës së trupit, të cilat mund të pasqyrojnë një rritje në normën metabolike të dikujt të shkaktuar nga tretja.
Të dhënat nga eksperimenti treguan se uria e vullnetarëve para dhe pas konsumimit të pijeve me sheqer nuk ndryshoi. Në fakt, kaloritë nga saharoza ose glukoza nuk bënë shumë për të ngopur pjesëmarrësit. Sidoqoftë, pjesëmarrësit që pinë pije me sheqer kishin më pak oreks më vonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City