Shqetësuese, brenda një jave 80 pacientë humbën jetën nga COVID-19 dhe u konfirmuan afro 6 mijë raste të reja
Kur më në fund, të dielën më 28 mars, si shteti i fundit në rajon edhe Kosova u pajis me një sasi modeste prej 24 mijë dozave të vaksinës antiCOVID, numri i rasteve të vdekjes së pacientëve me COVID-19 në javën që lamë pas ka qenë mjaft i lartë, teksa edhe 33 pacientë të infektuar janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar nëpër spitalet e Kosovës.
Vetëm gjatë shtatë ditëve të fundit në Kosovë sipas statistikave të IKSHP-së, 80 persona të infektuar me coronavirus kanë humbur jetën, teksa numri i rasteve të reja është afërsisht 1 mijë e 500 më shumë se i pacientëve të shëruar brenda javës.
Vetëm të mërkurën e 24 marsit, në Kosovë 17 persona të infektuar me COVID-19 humbën jetën, ndërkaq të hënën më 22 mars ishin regjistruar 16 raste të vdekjes nga COVID-19.
Gjatë ditëve të tjera po ashtu ishin regjistruar raste të vdekjeve si të martën, të enjten dhe të dielën nga 10, të premten 6 dhe të shtunën 11 pacientë të vdekur nga coronavirusi.
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga e hëna e 22 marsit e deri të dielën më 28 mars, numri i rasteve të reja me COVID-19 ka qenë 5 mijë e 796, numri i të shëruarve 5 mijë e 332, kurse i të vdekurve 80.
Më së shumti të infektuar u konfirmuar të dielën, më 28 mars, 914 raste, shifër kjo që qoi në 13 mijë e 726 numrin e rasteve aktive në Kosovë.
Edhe nëpër spitalet e Kosovës situata nuk duket të jetë edhe aq e mirë.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të dielën se në klinikat e QKUK dhe spitalet rajonale po trajtohen 880 pacientë nga COVID-19, prej tyre 729 të konfirmuar me këtë virus, ndërsa 679 pacientë po trajtohen me oksigjeno- terapi, kurse 33 janë në gjendje të rënduar shëndetësore.
Sipas SHSKUK-së në klinikat e Qendrës Klinike Universitare janë të shtrirë 357 pacientë që po trajtohen për COVID-19, prej tyre 294 të konfirmuar me këtë virus, prej, ku 33 janë në gjendje të rënduar.
Ndërkaq, në spitalet rajonale janë të shtrirë 523 pacientë dhe 20 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndryshe, mbrëmjen e 28 marsit ka arritur në Kosovë kontingjenti i parë i vaksinave kundër coronavirusit, në kohën kur Kosova po përballet me numër të lartë të të infektuarve.
Kosova është vendi i fundit në rajon që e fillon procesin e vaksinimit, ndërsa kontingjenti i parë ka 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca.
Ky kontingjent është në kuadër të 100.800 dozave të vaksinës së AstraZenecas që Kosova do të marrë falas nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Vaksina e kompanisë britanike AstraZeneca, që e ka zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, thuhet se është 76 për qind efektive kundër sëmundjes COVID-19.
Pas arritjes së kontingjentit të parë të vaksinës anti-Covid në Kosovë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është një kontingjent i vogël por që ngjall shpresë të madhe.
Ai ka vlerësuar lartë bashkëpunimin mes SHBA-së dhe BE-së për këto vaksina, teksa theksoi se qeveria po bënë të pamundurën që të sigurohen sa më shumë vaksina.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në konferencë për media ka thënë personeli shëndetësorë do të këtë prioritet në vaksinim ndërkaq iu bëri thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Berisha: Kushtetuesja bëri grusht shteti, kërcënohet me video intime
Takimi Vuçiq-Mickoski: Në fokus projekti për hekurudhën Budapest-Beograd-Shkup-Pireu
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje