Piktura “Judita pret kokën e Holofernesit” nga Artemisia Gentileschi fsheh një domethënie shumë të madhe. Ajo tregon një britmë që dëgjohet deri në përjetësi. Historia e Juditës është histori biblike; është një histori e Dhiatës së Vjetër që është hequr nga Bibla Hebraike dhe konsiderohet një histori okulte nga protestantët.
Për shumë historianë është një shëmbëlltyrë, një mit. Për të tjerët është një ngjarje historike dhe përkufizohet me Salome Aleksandrën, e vetmja grua e Judesë (e fundit që nuk përjetoi pushtimin e Judesë). Emri Judit do të thotë “e nderuar” ose “grua e Judesë”.
Ndershmëria, pastërtia dhe militantizmi i saj e shndërruan në një simbol feminist. Për shumëkënd kjo është arsyeja kryesore që u përjashtua nga Bibla Hebraike. Sipas traditës, pra, Judith sy patrembur vendosi të ndërhyjë në mënyrë që të shpëtojë izraelitët e tjerë nga pushtuesit asirianë.
Së bashku me shërbëtoren e saj ajo shkon në kampin e gjeneralit armik Holofernes dhe, duke premtuar informacione për izraelitët, fiton besimin e tij. Një natë, Holofernesi e fton në çadrën e tij me qëllim që ta joshi dhe kur ai bie në gjumë, ajo i pret kokën. Pastaj ajo kthehet fitimtare te njerëzit e saj me kokën e Holofernesit ndërsa asirianët, pasi kanë humbur udhëheqësin e tyre, largohen dhe Izraeli më në fund arriti të shpëtonte.Edhe pse shumë shprehin dëshirën për t’u martuar me të, Judita zgjedh të mos martohet me askënd dhe i kthehet jetës së saj të përditshme.
Artemisia Gentileschi lindi më 8 korrik 1593 dhe ka hyrë në histori si një nga piktoret më të rëndësishme të racionalizmit. Piktori i shquar Orazio Gentileschi, babai i sakj, është bashkëpunëtor i ngushtë dhe besnik i të madhit Michelangelo Merisi da Caravaggio. Artemisia e “pushtoi” ketë shkolle duke sjellë një frymë krejtësisht mashkullore. Ajo studioi pranë babait të saj dhe piktorëve të tjerë të mëdhenj.
Mbeti jetime qëkur ishte 12 vjeçe dhe ishte e detyruar të jetonte në një botë mashkullore. Në moshën 18 vjeçare u përdhunua nga Agostino Tassi, bashkëpunëtor dhe mësues i babait të saj. Piktorja 30-vjeçare, për të shmangur skandalin, premtoi të martohej me të. Sidoqoftë, kjo nuk ndodhi dhe kështu nëntë muaj më vonë, babai i saj e çoi atë në gjyq. Megjithatë, atje, Artemisia u përdhunua përsëri.
Sipas një dokumenti 400-vjeçar që ka të regjistruara procesverbalet e gjyqit, Artemisia ka folur pa hezituar duke përshkruar me detaje sjelljen e neveritshme të mësuesit. Shumica e dëshmitarëve e përshkruanin piktorin si një njëri paqësor dhe të pasionuar. Por, një pjesë tjetër si një person me karakter të dhunshëm. Disa madje dëshmuan se ai kishte vrarë ish-gruan e tij. Kjo, megjithatë, nuk u provua kurrë. Dhe, papritmas, Artemisia u shpall fajtore nga prokurori. Në seancë dëgjimore, dy mamitë u thirrën për të verifikuar para gjykatësve se ajo nuk ishte më e virgjër! Në të njëjtën kohë, ata përdorën dhunë për ta detyruar të fliste nga dhimbja. Por, para gjykatësit, Artemisia e pa përdhunuesin e saj në sy dhe i tha: “Këto kapëse janë unaza e martesës që më premtove”!
Tassi u la i lirë pas një seance dëgjimore që zgjati shtatë muaj. Ai u shpall i pafajshëm pas ndërhyrjes të Papa Innocentit, me të cilin kishte një marrëdhënie shumë të mirë sepse kishte marrë përsipër muralet në pallatin e tij.
Pas përdhunimeve të shumta (dhe nuk po flasim vetëm për ato fizike), Artemisia niset për në Firence. Martohet me një piktor tjetër, Pierantonio Stiattesi. Ai bënte një jetë të mërzitshme. Me ndihmën e burrit të saj ndërton vendin e saj të punës dhe zgjedh asistentët që do të ketë. Shumica dërrmuese e punimeve të saj u referohen figurave biblike të grave që u poshtëruan, u mashtruan, u përdhunuan dhe josheshin nga burrat. Ishte pikërisht “takimi” i dy grave që do t’i jepte të drejtën për të kërkuar titullin e studentes më të denjë dhe më të mirë të Caravaggios. Piktura biblike “Judita pret kokën e Holofernesit” u krijua në Romë rreth vitit 1620, kur artistja ishte larguar nga shtëpia e saj në Firence. Dhe, nëse dikush dëshiron të dijë se çfarë po ndodhte në mendjen e Artemisias kur ajo ishte duke pikturuar këtë pikturë, duhet të shihni fytyrat e Juditës dhe shërbëtores së saj. Me shumë gjasë çdokush do të gjejë atë që e frikëson më shumë: mungesën e plotë të çdo emocioni në fytyrat e dy grave, të cilat nuk kanë as më të voglin emocion. Sikur prerja e kokës së Holofernesit të ishte e njëjtë sikur të gatuaje darkën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A