Kodra e Cërrnushës, në Mitrovicë e cila ka pamje mbi katër komuna dhe dhjetëra fshatra në këtë rajon, tashmë i takon Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në të cilën pritet të krijohet një bazë ushtarake për kryerjen e ushtrimeve dhe të gjitha stërvitjet ushtarake.
Ky vendim erdhi sot gjatë një seancë të Kuvendit Komunal në Mitrovicë, në të cilën mori pjesë edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Enver Dugolli.
Dugolli në një prononcim për Telegrafin tha se në Kodrën e Cërrnushës pjesëtarë të FSK-së kanë kryer ushtrime ushtarake edhe në të kaluarën mirëpo për ta legjitimuar pronën siç tha ai ata kanë bërë një kërkesë në Komunën e Mitrovicës për të arritur një marrëveshje.
Sipas tij, nga marrëveshja e arritur ata janë më të lirë që të investojnë dhe ndoshta në një të ardhme të ndërtojnë edhe ndonjë kazermë ushtarake ose objekte të përhershme për ushtrinë.
“Faktikisht ai lokacion aty është shfrytëzuar edhe më herët prej regjimentit të FSK-së i cili është në Mitrovicë, e i cili është shfrytëzuar si poligon stërvitje. Mirëpo nuk kemi pas ndonjë marrëveshje apo dokument e cila dëshmonte se ajo pjesë na takon ne, dhe për këtë arsye nga FSK-ja është bërë një analizë e hollësishme dhe kemi ardhur në përfundim se duhet bashkëpunuar me Komunën e Mitrovicës për të legjitimuar në një farë forme edhe marrëveshjen për shfrytëzim të asaj pjese për nevojat tona aty”, ka thënë zëvendësministri Dugolli.
Siç deklaroi Dugolli, Kodra e Cërrnushës është një vend i mrekullueshëm për ushtrime, stërvitje si dhe për përgatitje të njësive.
“Është një vend i mrekullueshëm për ushtrime, stërvitje, për përgatitje të njësive dhe në një të ardhme të afërt edhe për ndonjë zhvillim të projekteve tjera të infrastrukturës, ndonjë kazermë apo diçka tjetër që do t’i shërbente FSK-së”, u shpreh ai.
Dugolli sërish potencoi se ai vend është shfrytëzuar nga FSK-ja edhe më herët, në të cilën është një poligon i përkohshëm si dhe disa kontejnerë apo baraka lëvizëse.
Ai tregoi se planifikimi për ndërtimin e ndonjë kazermë ushtarake do të shikohet në periudhën në vazhdim.
“Aty është ndërtuar një poligone, një fshat me disa ndërtesa lëvizëse (kontejnerë, baraka) të cilat stimulojnë një fshat që shërbejnë për ushtrime ushtarake. Kështu që planifikimi i mëtejmë për ndërtimin e një kazerme apo ndonjë objekti tjetër do të shikohet në periudhën në vijim. Por për ne ka qenë më e rëndësishme të definojmë marrëveshjen me Mitrovicën pasi nuk kemi qenë të sigurt që të investojmë diçka më shumë, derisa ajo pjesë i takonte pronës komunale të Mitrovicës”, tha ndër të tjera për Telegrafin, zëvendësministri i Mbrojtjes, Enver Dugolli.
Ndryshe, në këtë kodër sipas dokumentit të siguruar nga Telegrafi, Kuvendi komunal ka marr vendim që tu jepen pesë parcela në të cilat do të ndërtohen objekte për regjimentin e tretë të FSK-së, për ndërtimin e një baze të përhershme të FSK-së.
“Qëllimi i propozimit për dhënie në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale është ndërtimi i objekteve për regjimentin e tretë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me çka do të krijoheshin kushte, për ndërtimin e një Baze të përhershme të FSK-së, e cila do të shërbente si në aspektin e interesit shtetëror të zbatimit të politikave strategjike mbrojtëse, po ashtu edhe në ofrimin e mundësive trajnuese për rritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së. Shfrytëzimi i pronës do të jetë në kohëzgjatje prej 99 vitesh dhe ky shfrytëzim propozohet që të jetë pa kompensim të FSK-së”, shkruhet në dokumentin e siguruar nga Telegrafi.
Po ashtu siç bëjnë të ditura burimet e Telegrafit, në këtë seancë të Kuvendit Komunal kanë mbajtur fjalim përfaqësues të FSK-së, si dhe zëvendësministri i FSK-së, Enver Dugolli, zëvendës Komandanti i Regjimentit tretë, Ilir Beqiri dhe nënkolonel Afrim Veseli.
Ndërkaq, Kodra e Cërrnushës është e lartë 1010 metra, dhe nga aty shihet si në pëllëmbë të dorës qyteti i Vushtrrisë, qyteti i Mitrovicës, qyteti i Mitrovicës së Veriut, Zveçani si dhe një pjesë e Zubin Potokut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje