LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtarët hungarezë do ta ndajnë drejtësinë në përballjen Kosovë-Suedi, Bognar kryesor

Gjyqtarët hungarezë do ta ndajnë drejtësinë në përballjen Kosovë-Suedi, Bognar kryesor

UEFA ka caktuar tashmë gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në takimin e Përfaqësueses së Kosovës me Suedinë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Dardanët e nisin ciklin kualifikues për Kupën e Botës “Katar 2022” këtë të diel përballë Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e ekipit të Bernard Challandes në kuadër të Grupit B.


Kosova mbajti stërvitjen e radhës pas fitores së thellë ndaj Lituanisë
Lexo po ashtu Kosova mbajti stërvitjen e radhës pas fitores së thellë ndaj Lituanisë

UEFA për këtë takim ka deleguar tashmë gjyqtarët e ndeshjes dhe ata vijnë nga Hungaria.

Gjyqtari kryesor është Tamas Bognar, ndërsa asistentët e tij janë Balazs Buzas dhe Peter Kobor.

Tamas Bognar

Gjyqtar i katërt i këtij takimi do të jetë Ferenc Karako.

Takimi do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45, ndërsa tri ditë me vonë, Kosova do të udhëtoj për në Sevilla, ku do të ndeshet me Spanjën. /Telegrafi/