LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Lituanisë, Urbonas gjen fajtorin pas humbjes së thellë nga Kosova

Trajneri i Lituanisë, Urbonas gjen fajtorin pas humbjes së thellë nga Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka mposhtur me rezultat të thellë 4-0 Lituaninë në ndeshjen miqësore të zhvilluar të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo ndeshje ishte një test për të dy skuadrat para ndeshjeve të vlefshme për kualifikim për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, përcjellë KosovaPress.


Strategu i kombëtares lituane, Valdas Urbonas, i cili mori pjesë në konferencën për shtyp pas ndeshjes, siguroi se rezultati nuk ishte i kënaqshëm, por e pranoi atë si një fazë të përgatitjes për ndeshjen e së dielës në Zvicër.

Federata e Futbollit të Lituanisë reagon pas humbjes së thellë nga Kosova
Lexo po ashtu Federata e Futbollit të Lituanisë reagon pas humbjes së thellë nga Kosova

Ai deklaroi se Kosova ishte një kundërshtar i fortë dhe shtoi se në këtë disfatë ka ndikuar shumë mungesa e lojtarëve kryesor të kësaj skuadre.

“Është një rezultat i hidhur, natyrisht, ishte një ndeshje kontrolli, përgatitje për kualifikimet e Kupës së Botës të dielën. Ne u takuam me një kundërshtar të fortë dhe e kemi ndjerë humbjen, mungesa e lojtarëve kryesorë, veçanërisht mesfushorët, ishte një faktor i rëndësishëm”, ka thënë fillimisht Urbonas.

“Një tjetër gjë është se cilësia e lojës nuk ishte e keqe, ne krijuam situata të mira, thjesht çalojmë në realizim”.

“Kur nuk shënoni një shans të tillë në një ndeshje të tillë, rezultati përfundimtar reflektohet dhe ai rezultat është negativ”, përfundoi trajneri i Lituanisë.

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori