Kryearkitekti i Rajhut (Reich) nazist, Albert Speer, pothuajse i përhershëm në tryezat dhe mbledhjet e Adolf Hitlerit, ka treguar edhe se me ç’kategori “politikanësh” e rrethonte Fihreri veten:
“Duhet shtuar që ‘politikanët’ e partisë, që ai kishte përreth, ishin në përgjithësi pa arsim të lartë. Vetëm dhjetë nga pesëdhjetë Gauleiter-ët (kryetarët rajonal të partisë) dhe Reichsleiter-ët (krerët e partisë), që përbënin elitën e Reich-ut, kishin përfunduar studimet universitare. Disa nuk kishin mbërritur të diplomoheshin, pjesa më e madhe nuk kishin bërë më shumë se shkollën e mesme, pothuajse asnjëri nuk ishte dalluar në ndonjë fushë çfarëdo, gati të gjithë dëshmonin një mungesë marramendëse interesi për problemet shpirtërore. Niveli i tyre kulturor nuk përkonte në asnjë mënyrë me atë çfarë duhet pritur nga elita e një populli me tradita të larta kulturore. Hitleri, tekefundit, parapëlqente të kishte rreth vetes bashkëpunëtorë të shtresës së tij shoqërore. Besoj që ndjehej më rehat mes njerëzish të atij niveli. I pëlqente, në përgjithësi, që bashkëpunëtorët e tij të kishin, siç thoshte atëherë, nga një ‘difekt fabrike’.”
/Marrë nga faqja e Aurel Plasarit në Facebook/Burimi: Albert Speer, Erinnerungen, Ullstein Verlag (Propyläen), Frankfurt am Main, Berlin, Wien 1969/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'